Ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Myqerem Tafaj, në aktivitetin, “Veprimtaritë e Misionit të Tretë në Universitetet e Shqipërisë” (U3M-AL), projekt i financuar nga Programi “Tempus”

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Myqerem Tafaj, në aktivitetin, “Veprimtaritë e Misionit të Tretë në Universitetet e Shqipërisë”  (U3M-AL),  projekt i financuar nga Programi Tempus. 
Ministri Tafaj, theksoi se sistemi i arsimit të lartë në Shqipëri është sot për nga përmasat krejtësisht i krahasueshëm me atë të vendeve të zhvilluara, në raport me numrin e popullsië.
Universitetet europiane, në tarditën e tyre janë mbështetur mbi bazën  e kërkimit shkencor, duke mbetur disi mbrapa në zhvillimin e një misioni të tretë. Ky mision i tretë është është mision shërbimi që ofron universiteti, në të gjitha format e mundshme që nga kurset e trajnimit të formimit të mësimit gjatë gjithë jetës, projektet e zhvillimit për rajonin ku ndodhen, vazhduar me shumë forma të tjera deri tek ajo më e reja, tek krijimi i modeleve të sipërmarrjeve të vogla.
Ky projekt TEMPUS, në aktivitetet e parashikuara do t’i shërbejë universiteteve tona pjesëmarrëse për ta zhvilluar këtë aspekt thelbësor të veprimtarisë së tyre, sipas eksperiencave më të mira të universiteteve partnere.



Ministri Tafaj, theksoi se në kuadrin e reformës së kërkimit shkencor në vitin 2008, ne hodhëm një hap të rëndësishëm në integrimin e kërkimit shkencor dhe një nga rezultatet e kësaj reforme, ishte dhe transferimi i disa institutive në universitete, integrim i cili ka rezultuar i suksesshëm. Vetë universiteti Politeknik sot, ka një Institut shumë të fuqishëm, atë të Gjeoshkencës i Energjise dhe Mjedisit, i cili përbën një potencial shumë të rëndësishëm për të mbështetur punën kërkimore të universitetit, si dhe ofron dy shërbime shumë të rëndësishme për vendin, siç është shërbimi i sizmiologjisë dhe meterologjisë.Raste të tilla ne kemi dhe në Universitetin Bujqësor ku institutet me laboratorët e tyre po certifikohen për të ofruar shërbime.
Ne kemi një kuadër ligjor që lejon plotësisht zhvillimin e misionit të tretë të universitetit por këtë hapësirë e kemi ende shumë pak të shfrytëzuar. Një ndër aktivitetet e këtij projekti që përkon me stategjinë e arsimit të lartë është dhe krijimi i qendrave të zhvillimit rajonal.
Ministri Tafaj nënvizoi se aktivitet tjetër të cilit ne po i mëshojmë fort është hapja e universiteteve që kanë fakultete të mësuesisë drejt ofrimit të trajnimeve të mësuesve, një aktivitet nga i cili përfitojnë të dy palët. Pra çdo departament i fakultetit të universiteteve tona ka çfarë t’i ofrojë  rajonit, komunitetit, përmes projekteve të trajnimit të specialistëve dhe aktiviteteve të tjera, të cilat janë aktivitete të mirëfillta të misionit të tretë. Misioni i tretë kërkon që dy misionet e para, mësimdhënia dhe kërkimi shkencor, të jenë solidë. Zhvillimi i misionit të tretë është përcaktues për hapin tjetër që i takon prespektivës që lidhet me krijimin e sipërmarjeve, që lindin mbi bazën e vepritarisë së misionit të tretë të universitetit.
Ministri Tafaj, theksoi se ky projekt i rëndësishëm do të ndihmojë në ndërtimin e një platform, për të institucionalizuar veprimtaritë e misionit të tretë të universiteteve tona, duke nënkuptuar këtu gjithë kuadrin rregullues por edhe ngritjen e njësive që janë të nevojshme për zhvillimin e kësaj veprimtarie. Ministri Tafaj në fund të fjalës së tij siguroi partnerët për mbështetjen e MASH, në zhvillimin e aktriviteteve të parashikuar në kuadër të këtij projekti dhe më gjerë.

Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore


Qendra Kombëtare e monitorimit të aktivitetit sizmik

Monitorimi në kohë reale 24/24

Buletini Sizmologjik Mujor

Publikim periodik i parametrave valore, parametrave vatrore dhe madhësisë së tërmeteve...