NJOFTIM PER SHTYP 13/10/2020
Ju njoftojmë se sot pasdite (e martë, dt. 13) dhe nesër (e mërkurë, dt. 14), priten reshje mesatare në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe të dobëta në qarqet e tjera.
Nga parashikimet hidrologjike të IGJEUM llogaritet një qetësim i përkohshëm i situatës së përmbytjeve përgjatë ditës së sotme (e martë, dt. 13) dhe ditës së nesërme (e mërkurë, dt. 14), me një rikthim të mundshëm të problemeve nga përmbytjet përgjatë ditëve E enjte dhe E premte të kësaj jave. Mundësitë për rikthimin e përmbytjeve do të llogariten në buletinin e ditës së nesërme.
Për më shumë detaje mund ti referoheni Buletinit Ditor
Qendra Kombëtare Për Parashikim dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore