NJOFTIM PER SHTYP 13/01/2021
Reshjet e shiut me intensitet te lartë, të cilat na shoqëruan gjatë datave 07-11 janar 2021, të cilat përfshinë gjithë territorin e vendit, shkaktuan rritje të niveleve të lumenjve në të gjithë vendin. Kësaj situate përveç reshjeve të shumta i ka ndikuar dhe shkrirja e dëborës për shkak të temperaturave të konsideruara të larta për muajin janar.
Sot datë 13/01/2021, nga llogaritjet e IGJEUM, nivelet në lumenjtë Drin dhe Buna do të vazhdojnë të jenë të larta por me probleme lokale të përmbytjeve. Tërheqja e ujit në shtratin natyral të Lumit Buna parashikohet të ndodhë nesër në datën 14 Janar 2021. Lumi Vjosa do ketë rënie të ndjeshme të prurjeve përgjatë ditës së sotme.
Lumenjtë e tjerë nuk paraqesin rrezikshmëri nga përmbytjet.
Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.
Më shumë detaje do të gjeni në Buletinin e Rreziqeve Natyrore.
Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore.