NJOFTIM PER SHTYP 21/01/2021

PARASHIKIM I RREZIKUT NGA PËRMBYTJET

 

Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë datave 23-26 Janar 2021 priten reshje intensive të cilat do të jenë më të përqëndruara në veri dhe në jug të territorit. Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, këto reshje do të sjellin rritje të prurjeve dhe niveleve në Lumenjtë Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Vjosa. Në pjesët e sipërme të këtyre baseneve lumorë, mund të ketë vërshime të shpejta të përrenjve dhe lumenjve më të vegjël të shoqëruara edhe me rrëshqitje të dherave, kryesisht në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër. Lumenjtë e tjerë do kenë rritje të prurjeve por parashikohen me rrezik më të ulët nga përmbytjet. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e rrezikut të përmbytjeve.  

 

Për më shumë detaje referojuni Buletinit te Rreziqeve Natyrore

 

Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rrezqeve Natyrore

free counter

Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore


Qendra Kombëtare e monitorimit të aktivitetit sizmik

Monitorimi në kohë reale 24/24

Buletini Sizmologjik Mujor

Publikim periodik i parametrave valore, parametrave vatrore dhe madhësisë së tërmeteve...