logo igeo

Departamenti i Sizmologjisë (DS)

Departamenti i Sizmologjisë është një njësi bazë kërkimi në Institutin e Gjeoshkencave (IGJEO), nën Universitetin Politeknik të Tiranës (UPT), në bazë të Urdhërit Nr. 371, datë 28.07.2011 për themelimin e ish-Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), lëshuar nga ish-Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, aktualisht Ministria e Arsimit dhe Sporteve (MAS); Ligji Nr. 80, datë 22.07.2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Republikën e Shqipërisë” dhe akteve të tjera nënligjore në zbatim të tij, veҫanërisht Statutit të Univeristetit Ploliteknik të Tiranës (SA-UPT), të miratuar me vendim Nr. 10, datë 11.01.2019, nga Ministria e Arsimit dhe e Sporteve (MAS), si dhe në aktet e tjera rregullatore të brendëshme, që:

  • Monitoron dhe regjistron aktivitetin sizmik në Shqipëri dhe rreth saj;
  • Përdor dhe administron Rrjetin Kombëtar Sizmologjik Shqipëtar (RrKSSh);
  • Garanton shpërndarjen në kohë reale të informacionit mbi tërmetet dhe mbështet aktivitetet e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) për menaxhimin e Riskut Sizmik me anë të aktivitetve operacionale dhe kërkimore-shkencore në kuadër të  parapregatitjes, zvogëlimit dhe reagimit;
  • Ndërmerr kërkim shkencor bazë dhe të aplikuar në fushën e Sizmologjisë dhe Sizmologjisë Inxhinierike;
  • Ndërmerr shërbime në fushën e Sizmologjisë për palë të treta.

DS përfaqëson infrastrukturën e vetme në vend për monitorimin e tërmeteve, studime sizmologjike dhe vlerësimin e rrezikut sizmik.

Misioni

Departamenti i Sizmologjisë (DS), si një nga njësitë bazë shkencore në Institutin e Gjeoshkencave (IGJEO), nën Universitetin Politeknik të Tiranës (UPT), synon të ndërmarrë studime sizmologjike, vlerësimin e rrezikut sizmik dhe svogëlimin e riskut nga tërmetet, duke zhvilluar monitorim instrumental sizmologjik dhe gjeodezik, duke siguruar të dhëna sizmologjike në kohë reale, vlerësimin sasior të tërmeteve dhe studime kërkimore mbi tërmetet që ndodhin në Shqipëri dhe rreth saj, duke siguruar arkivën e të dhënave dhe përftimin e informacionit afatgjatë mbi tërmetet.

DS vijon në përmbushjen e këtij qëllimi duke përdorur dhe mirëmbajtur një rrjet lokal të stacioneve të përhershëm sizmik dhe gjeodezik, duke mundësuar transmetimin dhe shkëmbimin në kohë reale të të dhënave, nga rrjeti në Qendrën e të Dhënave në IGJEO dhe me shumë Rrjete të tjerë partnere, duke siguruar një arkivë të hapur të të dhënave sizmologjike. DS merret gjithashtu edhe me të dhënat nga stacionet e përkohshëm dhe eksperimentet sizmike, të ndërmarra nga shkencëtarët në DS dhe/ose partnerët ndërkombëtar, duke forcuar në këtë mënyrë edhe bashkëpunimin, duke nxitur eksplorimin tërësor të të dhënave sizmike lokale dhe duke shërbyer si arkivë e përhershme e Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO) dhe Qendrave të tjera bashkëpunuese, rajonale dhe ndërkombëtare, të të dhënave.

Me anë të informacionit valor në kohë reale, duke kombinuar përpunimin automatik me atë manual, DS siguron informacion parametrik të shpejtë mbi tërmetet pëe Agjensinë e Mbrojtjes Civile (AKMC) dhe institucioneve partnere të linjës, të përfshira në operacionet e kërkim-shpëtimit, shtypit dhe medias, publikut të gjerë dhe komunitetit shkencor.

Sistemi i monitorimit të tërmeteve i DS është kritik në gjenerimin dhe shpërndarjen e informacionit për Qendrën Sizmologjike Mesdhetare (EMSC), Qendrën Sizmologjike Ndërkombëtare (ISC), ku kontribuon me të dhënat e veta parametrike. DS ndërmerr matje fushore, studime të mikrozonimit dhe ato për troje të veҫanta, në kuadër të Sizmologjisë Inxhinierike dhe asaj të aplikuar, duke siguruar gjithashtu shërbime për komunitetin privat dhe institucione të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.

Misioni për të kuptuar proceset e lidhura me burimet sizmike (tërmetet) dhe ndikimit të tyre përmes monitorimit të tërmeteve dhe kërkimit në fushën e sizmologjisë, synon investimin në një komunitet të mbrojtur nga tërmetet.

Vizioni

Vizioni i DS, për një komunite të mbrojtur nga tërmetet, është të punojë në drejtim të:

  • Hulumtimit thelbësor mbi tërmetet si dhe grumbullimit dhe shpërndarjes së të dhëna gjeofizike me cilësi të lartë.
  • Garantimit të informacionit përfaqësues tw tërmeteve dhe rrezikut sizmik, për autoritetet shtetërore and public, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar.

Kontributi

  • Të përdor, të mirëmbajë dhe administrojë Rrjetin Kombëtar Sizmologjik të Shqipërisë (RrKSSh);
  • Të monitorojë, regjistrojë dhe arkivojë tërmetet, duke kontribuar në Qendrën Kombëtare të të Dhënave Sizmologjike të Shqipërise;
  • Të kryejë aktivitete të vazhdueshme operacionale për të mbështetur Qendrën Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) dhe institucioneve të tjera të linjës, duke siguruar informacion në kohë reale mbi tërmetet e ndjeshëm dhe duke shpërndar informacionin përkatës për mediat dhe publikun e gjerë;
  • Të shkëmbejë të dhëna mbi tërmetet me institucionet sizmologjike homologe dhe qendrat ndërkombëtare të të dhënave;
  • Të përpunojë të dhënat e tërmeteve, lokalizojë tërmetet, prodhojë parametra të burimeve sizmike dhe të publikojë buletinin sizmik dhe katalogun e tërmeteve;
  • Të mbledhë dhe të përpunojë të dhëna makrosizmike për tërmetet e ndjeshëm dhe të prodhojë harta të intensitetit makrosizmik apo harta të goditjes;
  • Të hartojë dhe zbatojë projekte kombëtare/ndërkombëtare të kërkimit në fushën e sizmologjisë;