logo igeo

Lajme dhe Njoftime

Aktivitet Sizmik në Klos 15.01.2023

16.01.2023
Në datën 15 Janar 2023, ora 22:37:21 (ora lokale), Instituti i Gjeoshkencave ka lokalizuar një tërmet me magnitudë 4.7

Njoftim mbi aktivitetin sizmik në Klos, Janar 2023

14.01.2023
Nga dita e djeshme më 13/01/2023, në jug të qytetit të Klosit ka nisur një aktivitet sizmik.

Takim në IGJEO me përfaqësues nga Qendra e Menaxhimit të Krizave në Maqedoninë e Veriut

02.12.2022
Vizita në ambientet e IGJEO, nga z. Stevko Stefanoski, Qendra e Menaxhimit të Krizave në Maqedoninë e Veriut, angazhuar nga JICA, për të sjellë ekspertizen e tyre mbi sistemin e mirëmbajtjes dhe përpunimit të të dhënave.

13 Tetori ''Dita Ndërkombëtare e Zvogëlimit të Riskut nga Fatkeqësitë”

13.10.2022

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, së bashku me përfaqësues të projektit të #UNDP, vizituan mjediset e Institutit të Gjeoshkencave #IGJEO, duke theksuar rëndësinë e IGJEO në Paralajmërimin e Hershëm.

Ky aktivitet u mbështet nga projekti RESEAL.

(Resilience Strengthening in Albania)

Trajnim në Qendrën Kombëtare të Monitorimit Sizmik

13.09.2022
Prof. Emeritus Jens HVSKOV, Sizmolog prane NORSAR, Universiteti i Bergen, Norvegji, zhvilloi sot për specialistët e monitorimit, në Qendrën Kombëtare të Monitorimit Sizmik mbi aspekte të përpunimit rutinë dhe lokalizimit të tërmeteve!

Panairi i Punës

02.06.2022
Pjesëmarrja në Panairin e dytë të Punës organizuar nga Universiteti Politeknik i Tiranës. Pjesemarresit e IGJEO me ane te nje stende prezantuan produktet dhe punën e IGJEO.

Simpoziumi i Parë Ndërkombëtar Shkencor ''GJEOSHKENCAT, ARRITJET DHE SFIDAT PËR TË ARDHMEN''

25.11.2021

Në kuadër të 70-Vjetor-it te themelimit te Universitetit Politeknik te Tiranes, Instituti i Gjeoshkencave, organizoi Simpoziumin e Parë Ndërkombëtar Shkencor "GJEOSHKENCAT, ARRITJET DHE SFIDAT PËR TË ARDHMEN", me pjesëmarrjen e Drejtorit Prof. Dr. Ylber Muceku, rektorit Prof. Dr. Andrea Maliqari, zv.Ministrit te Infrastrukturës dhe Energjisë z. Ilir Bejtja, stafit akademik nga Universiteti Politeknik, përfaqësuesve te institucioneve te ndryshme partnere tonat, studentët, ekspertëve të fushave përkatëse, pjesëmarrës nga institucione publike dhe private, etj.

Falenderojme: GIZ, Qeverine Gjermane (German Cooperation) dhe Kompanine EUROSIG-INSIG me mbeshtetjen e të cilëve u be i mundur organizimi i ketij Simpoziumi.

Simpoziumi u zhvillua ne ambientet e Hotel Mondial, në datën 25 nëntor 2021 dhe ishte i ndarë ne dy sesione:

Sesioni i Pare: Gjeologjia dhe Sizmologjia

Sesioni i Dyte: Hidrologjia dhe Meteorologjia