logo igeo

Rreziku Gjeologjik dhe Sizmik

Rreziqet Gjeologjike

Departamanti i gjeologjise krahas disiplinave të gjeologjise bazë, vlerëson në menyre të vecantë rreziqet gjeologjike, të cilat përbëjnë ngjarje ekstreme natyrore në koren e tokës, ku në shumicën e rasteve shoqërohen me pasoja shumë të rënda për jetën e njerezeve dhe pronat e tyre.

Në rreziqet gjeologjike përfshihen tërmetet, vullkanet, rrëshqitjet e dherave nëpër shpate kodrinore dhe malore, erozioni, lëngëzimi i rërave dhe subsidencat, të cilat kanë qenë dhe janë një shqetësim i madh për jetën e njerezeve dhe ekonominë e tyre. Vlerësimi dhe monitorimi i dukurive të tilla gjeologjike ka për qëllim reduktimin e riskut.

Studimi i rrëshqitjet të dherave nëpër shpate kodrinore dhe malore, erozionit, lëngëzimit të rërave dhe subsidencave, përbën një ndër sfidat kryesore të Departamentit të Gjeologjise, sepse pasojat e shkaktura nga ndodhje e tyre, kanë qenë nga më të rëndat në Shqipëri. Prandaj, parashikimi dhe vlerësimi i tyre përbën një nga studimet më të rendësishme që bëhet për planifikimin dhe zhvillimin e territorit. Për këtë qellim kërkohet kryerja e studimeve komplekse të detajuara, siç janë hartografimet gjeologo-inxhinierike, gjeologo-tektonike, hidrogjeologjike dhe gjeofizike, per te percaktuar zonat me shkallëe rreziku të klasifikuar në zona me i). pa rrezik, ii). shumë i ulët, iii).  ulët, iv). mesatare, v). lartë dhe vi). shumë i lartë.

Për mëteper, vlerësimi i qendrueshmërisë së shpateve kodrinore dhe malore dhe ndodhjen e rrëshqitjeve në Institutin e Gjeoshkencave janë duke u përdorur metoda bashkëkohore siç janë rrjeti i monitorimit GPS dhe përdorimi i imazheve satelitore etj.

Rreziku Sizmik

Rreziku Sizmik i Shqipërisë është produkt i punës disa vjeҫare të realizuar në Departamentin e Sizmologjisë (në ish Institutin e Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit – IGJEUM, aktualisht Instituti i Gjeoshkencave -IGJEO, varësi e Universitetit Politeknik të Tiranës).

Në versionin aktual, të paraqitur zyrtarisht në bazë të miratimit në mbledhjen e datës 29 Janar 2021, janë përfshirë dhe rivleresuar rezultatet e studimeve përvijuese të realizuar në kuadër të projektit të NATO “SPS 984374”, 2012-2015 me temë “Përmirësime të Hartave të Harmonizuara të Rrezikut Sizmik të vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

Pjesëmarrës në projektin BSHAP dhe bashkëautorë të studimit të Rrezikut Sizmik Probabilitar për Shqipërinë: Prof. N. Kuka (Drejtues projekti dhe Autor), Prof. Ll. Duni, Prof. Acos. R. Koçi, Dr. E. Dushi, Dr. E. Begu dhe Msc. Rr. Bozo (Pjesëmarrës në projekt dhe bashkëautor).

Hartat e rrezikut sizmik të formuluara nëpërmjet metodologjisë probabilitare në kuadër të projektit të sipërpërmendur janë ripunuar në periudhën Janar-Mars 2020 (Autor: Prof. Neki Kuka).

Në variantin zyrtar janë aplikuar dy modele të reja të prognozimit të lëkundjes së truallit. Analiza e të dhënave në periudhën Janar-Mars 2020 është realizuar me paketën e programeve NSHM2014r (https://github.com/usgs/nshmp-haz-fortran/), të Shërbimit Gjeologjik Amerikan, përdorur për të gjeneruar hartat e përditësuara (2014) të Modeleve Kombëtare të Rrezikut Sizmik (NSHM - National Seismic Hazard Models), për SHBA (http://pubs.usgs.gov/of/2014/1091/).

Hartat probabilitare te Rrezikut Sizmik pë Shqipërisë, të prezantuara nga Departamenti i Sizmologjisë,  janë rezultat i ponderimit (kalibrimit me ane te sistemit te peshave probabilitare) të hartave të përftuara nga projekti i NATO “SPS 984374”, 2012-2015, të llogaritura me anë të programit OHAZ (program i IGJEUM-it në bashkëpronësi me Agjensia e Mjedisit e Sllovenisë-ARSO), me ato të gjeneruara nga analiza e të dhënave me paketën e programeve  NSHM2014r.

Rreziku Sizmik Probabilitar i Shqiperise ne kuader te vleresimit te Riskut Sizmik ne nivel Qendror, ne mbeshtetje te akteve ligjore ne fuqi dhe veprimtrise se Agjensise Kombetare te Mbrojtjes Civile (AKMC).

Në kuadër të mbështetjes së legjislacionit në fuqi, konkretisht  VKM Nr. 1162, datë 24/12/2020 “Për përcaktimin e procedurave dhe të afateve për pajisjen me vërtetim për riskun të subjekteve, të cilat kërkojnë të pajisen me leje zhvillimi/ndërtimi”, bazuar ne rezultatet zyrtare te  deritanishme  të vlerësimit të Rrezikut Sizmik të Shqipërisë (Hartat probabilitare perkatesisht per probabilitetin 10% tejkalim në 50 vjet dhe 10% tejkalim në 10 vjet në përputhje me standarted dhe kërkesat teknike të akteve ligjore të shtetit Shqipëtar dhe Eurokodit 8 (EN1998-1): 

1.   Rekomandon për përdorim, për qëllime të projektimit të strukturave në territorin e vendit tonë, Hartat Probabilitare të Rrezikut Sizmik të Shqipërisë 2021, përkatësisht per probabilitet tejkalimi 10% në 50 vjet (periudhë përsëritje 475 vjet) dhe probabilitet tejkalimi 10% në 10 vjet (periudhë përsëritje 95 vjet), te publikuara në faqen web të IGJEO. Këto harta do të jenë në përdorim deri në finalizimin e projektit për përditësimin e ne kuader te bashkepunimit me institucionin nderkombetar, Global Earthquake Model (GEM).

2.   Rekomandon perdorimin, për qëllime të projektimit të strukturave në territorin e vendit tonë dhe ne zbatim te  VKM Nr. 1162, datë 24/12/2020, vlerat e Rrezikut Sizmik në terma të PGA për periudha përsëritje 95 dhe 475 vjet, për çdo Bashki dhe Njësi Administrative të vendit. Këto vlera përfaqësojnë parametrin agR, sipas standardit të Eurokodit 8.

3.   Rekomandon si spektra elastikë horizontale dhe vertikalë në të gjithë territorin e vendit format spektrale standarde të Eurokodit 8 ,të Tipit 1, të shkallëzuara me vlerat përkatëse të rrezikut sizmik për të dy nivelet e rrezikut dhe të përzgjedhura në vartësi të Tipit të Truallit që rezulton nga matjet direkte ose indirekte në vendin ku do të ndërtohet, sipas rekomandimeve ne legjislacion dhe ne Eurokodin 8.

Item 1 - title
Item 2 - title

Shkarkoni PGA sipas Njesive Administrative ( PDF | 1.76MB )