Grupet kërkimore - Departamenti i Meteorologjisë
Puna kërkimore-mësimore në DM realizohet mbi bazën e grupeve kërkimore-mësimore (kur plotësohen kriteret për krijimin dhe organizimin e tyre).
Departamenti i Meteorologjisë mbulon fushat e kërkimit shkencor si më poshtë vijon:
- Fusha e kërkimit shkencor të Klimës.
- Fusha e kërkimit shkencor të Sinoptikës (Parashikimit të motit).
- Fusha e kërkimit shkencor të Agrometeorologjisë (Mjedisit).
Për të mbuluar këto fusha dhe për të kryer kërkime dhe aplikime meteorologjike, Departamenti i Meteorologjisë (DM), është i ndarë shkencërisht në dy Grupe Kërkimore: personeli akademik dhe personeli ndihmës- akademik.
Grupet janë njësi përbërëse kërkimore-mësimore të DM. Ato mbulojnë veprimtarinë kërkimore-shkencore dhe/ose mësimore të një ose më shumë disiplinave të ngjashme dhe të ndërvarura të formimit të përgjithshëm dhe atij profesional.
Gjithashtu, realizojnë parashikimin dhe monitorimin në Qendrën Kombëtare të Parashikimit dhe Monitorimit të Rreziqeve Natyrore (QKPMRN), 7 dite/7 ditë dhe zbaton me përpikmëri rregulloren e QKPMRN.