Politikat e Privatesise
Politika e Privatësisë - Aplikacioni IGEO
Ky njoftim privatësie jep një informacion të përgjithshëm rreth përpunimit të kryer për shërbimet e aplikacionit IGEO, për t’ju ndihmuar të kuptoni si ne mbledhim, përdorim dhe shkëmbejmë informacionin tuaj nga përdorimi i këtij aplikacioni.
1. Informacione rreth nesh
1.1 Kush Jemi
Instituti i Gjeoshkencave është një qendër kombëtare e kërkimit shkencor në Shqipëri, në fushën e gjeologjisë rajonale dhe të aplikuar, sizmologjisë, meteorologjisë, hidrologjisë, si dhe mjedisit. Ai ka si mision të avancojë kërkimin shkencor duke përdorur një teknollogji dhe metodologji nga më modernet e kohës, në fushën e gjeoshkencave me qëllim përfitimin afatgjatë të ekonomisë dhe shoqërisë Shqiptare. Gjithashtu, synon të kontribuojë në mësimdhënien për një arsim të thelluar universitar të studentëve, si dhe në kualifikimin e shkencëtarëve të rinj, duke kombinuar kërkimin shkencor të avancuar dhe inovativ me përvojat arsimore në fushën e gjeoshkencës.
Instituti i Gjeoshkencave monitoron dhe vlerëson rreziqet natyrore si tërmetet, stuhitë, ortekët, përmbytjet, thatësirat, zjarret, tektonikën aktive, rrëshqitjet masive të shpateve kodrinore dhe malore, erozionin e tokës etj., me qellim uljen e riskut. Prandaj, për dekadat e ardhshme kërkimi shkencor në fushën e gjeoshkencave, do të trajtohet i lidhur drejtpërdrejt me sfidat e shoqërisë ndaj rreziqeve natyrore, ndryshimeve klimatike, burimeve natyrore, ujin dhe përdorimin e tokës, etj. Vizioni ynë është që Instituti i Gjeoshkencave të jetë një institucion elitar e kërkimit shkencor në fushën e gjeoshkencave në vendin tonë dhe një patner i rëndësishëm ndërkombëtar, për të kontribuar dhe shërbyer zhvillimit ekonomik dhe shoqërisë në Shqipëri dhe më gjërë.
Instituti i Gjeoshkencave ka në pronësi dhe përdor: Rrjeti Kombëtar Sizmologjik, Rrjeti Kombëtar Hidrologjik dhe Rrjetin Kombëtar Meteorologjik.
Instituti i Gjeoshkencave ka në ngarkim dhe përdor për qëllime të mbështetjes operacionale dhe strategjike ndaj strukturave të Emergjencave Civile, si dhe në mbështetje të kërkimit shkencor dhe veprimtarisë akademike, arkivën kombëtare me të dhëna sizmologjike, meteorologjike dhe hidrologjike, si në formatin analog ashtu edhe digjital. Instituti është përgjegjës për krijimin, përditësimin, modernizimin dhe ruajtjen e kësaj Arkive.
1.2 Si të na kontaktoni
Për të kontaktuar me Institutin e Gjeoshkencave na shkruani në adresën e email:
info@geo.edu.al
1.3 Parimet tona
Ne e konsiderojmë mbrojtjen e privatësisë dhe të të dhënave tuaja personale si çështje të një rëndësie të veçantë ndaj jemi të përkushtuar cdo ditë të zbatojmë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre, ashtu siç edhe përcaktohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Ligji Nr 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar, dhe aktet e tjera nënligjore të dala në zbatim të tyre.
Mbrojtja e të dhënave përsonale bazohet: a) në përpunimin në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme; b) në grumbullimin për qëllime specifike, të përcaktuara qartë, e legjitime dhe në përpunimin në përputhje me këto qëllime; c) në mjaftueshmërinë e të dhënave, të cilat duhet të lidhen me qëllimin e përpunimit dhe të mos e tejkalojnë këtë qëllim; ç) në saktësinë që të dhënat duhet të kenë dhe, kur është e nevojshme, duhet të përditësohen; duhet ndërmarrë çdo hap i arsyeshëm për të fshirë apo korrigjuar të dhëna të pasakta apo të paplota, në lidhje me qëllimin për të cilin janë mbledhur apo për të cilin përpunohen më tej; d) në mbajtjen në atë formë, që të lejojë identifikimin e subjekteve të të dhënave për një kohë, por jo më tepër sesa është e nevojshme për qëllimin, për të cilin ato janë grumbulluar ose përpunuar më tej.
Njëkohësisht jemi të ndërgjegjshëm që ju keni nevojë të keni informacion se si trajtohen të dhënat tuaja personale. Ndaj dhe objekti i kësaj deklarate është për t’ju informuar se si Instituti i Gjeoshkencave administron të dhënat tuaja personale nga përdorimi i këtij aplikacioni.
2. Informacioni personal që mund të mbledhim dhe qëllimi i përdorimit
Instituti i Gjeoshkencave mbledh të dhëna personale rreth jush drejtpërdrejtë në momentin që ju përdorni shërbimin “Une e ndjeva kete termet” Disa nga të dhënat janë të detyrueshme për të mbeshtetur punen e strukturave të Emergjencave Civile, si dhe në mbështetje të kërkimit shkencor dhe veprimtarisë akademike.
2.1 Të dhëna nga përdorimi i shërbimit “Une e ndjeva kete termet”
Në rast se ju zgjidhni të përdorni shërbimin “Une e ndjeva kete termet” për të raportuar efektet e nje termeti, ju do t’ju kërkohet që të perzgjidhni termetin perkates, te perzgjidhni nepermjet piktogramave efektet e termetit sipas perceptimit tuj si dhe te deklaroni vendndodhjen tuaj ne harte. Vendndodhja juaj mund te merret automatikisht duke shfrytezuar GPS te pajisjes tuaj ose duke percaktuar vete ne harte piken ku ju ndodheni.
3. Përhapja e të dhënave
Për qëllime të analizes dhe evidentimit sa me te sakte te demit te shkaktuar nga termetet, te dhenat e mbledhura mund te ndahen edhe me strukturat e Emergjencave Civile, te cilat jane pergjegjese, ne baze te ligjit, per te reaguar ne rast te fatkeqesive natyrore.
Në cdo rast ne verifikojmë dhe imponojmë ndaj palëve të treta me të cilat bashkëpunojmë që të sigurojnë nivelin e duhur të ruajtjes dhe mbrojtjes së të dhënave personale në përputhje me kërkesat e ligjit.
4. Afati i ruajtjes së të dhënave personale
Të dhënat personale do të ruhen për aq kohë sa është e nevojshme për përmbushjen qëllimit kryesor për të cilin janë mbledhur. Afatet e ruajtjes së të dhënave do të jenë në përputhje të plotë me kuadrin ligjor në fuqi.
5. Të drejtat tuaja
Në përputhje të plotë me kërkesat e Ligjit nr. 9887/2008 “Për Mbrojtjen e të dhënave personale” i ndryshuar në lidhje me të dhënat personale që përpunohen për qëllimet e këtij aplikacioni, ju keni të drejtat si mëposhtë:
- E dretja për akses – këni të drejtë të kërkoni në cdo kohë informacion/konfirmim nëse të dhënat tuaja përpunohen ose jo si dhe të kërkoni një kopje të të dhënave që përpunohen;
- E drejta për të kërkuar bllokimin, korrigjimin ose fshirjen – në rast se viheni në dijeni që të dhënat nuk janë të rregullta, të vërteta ose të sakta ose janë mbledhur dhe përpunuar në kundërshtim me ligjin;
- Vendimarrja automatike – ju keni të drejtë të kërkoni të mos jeni subjekt i vendimeve që shkaktojnë efekte ligjore mbi ju ose ndikojnë në mënyrë të rëndësishem tek ju kur vendimi është i bazuar në përpunimin automatik të të dhënave.
- E drejta për të kundërshtuar – ju keni të drejtë të kundërshtoni në cdo kohë mbështetur në ligj përpunimin e të dhënave rreth jush.
- E drejta për tu ankuar – nëse mendoni se ju janë shkelur të drejtat, liritë ose interesat e ligjshëm për të dhënat personale ju mund të ankoheni më shkrim.
Të gjitha kërkesat si më sipër duhet të paraqiten me shkrim nëpërmjet postës në adresën që vijon:
- Rruga: Don Bosko, No.60, Tirane;
Në rast ankesash mund të përdorni edhe adresën e email info@geo.edu.al
Brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës do ju dërgojmë informacionin e kërkuar ose arsyen e mosdhënies ose mosekzekutimit të kërkesës tuaj. Në cdo rast për ekzekutimin e kërkesave mund të kërkojmë informacion shtesë për identifikimin e saktë tuaj për të shmangur që informacioni juaj të përhapet tek persona të paautorizuar.
Në rast pakënaqësie nga trajtimi i kërkesave ju keni të drejtë gjithmonë ti drejtoheni Zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në adresën Rr. “Abdi Toptani”, nd. 5, Tiranë. Për më tepër informacion vizitoni faqen web të Komisionerit www.idp.al
6. Të tjera
Instituti i Gjeoshkencave, i ndërgjegjegjshëm për rëndësinë dhe sensitivitetin e të dhënave personale respekton në mënyrë rigoroze masat për sigurinë që parashikohen në Ligjin Nr. 9887 datë 10.03.2008 ‘Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale’. Kjo arrihet nëpërmjet përdorimit të teknikave të avancuara dhe moderne për të ruajtur bazat e të dhënave dhe sistemet e saj kompjuterike. Po ashtu, kujdesemi që transferimi dhe regjistrimi i të dhënave të bëhet me masa të plota sigurie në përputhje të plotë me legjislacionin përkatës.
Ju do të njoftoheni në rast përditësimi të mëtejshëm të kësaj politike privatësie.
Përditësimi i fundit i kryer datë 03.02.2021.
