logo igeo

Prof. Dr.

Ylber MUCEKU

Drejtor i Institutit të Gjeoshkencave

Faqja kryesore: https://www.geo.edu.al
Addresa:
Rruga “Don Bosko” nr. 60,
Tirane
Albania
Kodi Postar: 1024

Instituti i Gjeoshkencave është një qendër kombëtare e kërkimit shkencor në Shqipëri, në fushën e gjeologjisë rajonale dhe të aplikuar, sizmologjisë, meteorologjisë, hidrologjisë, si dhe mjedisit. Ai ka si mision të avancojë kërkimin shkencor duke përdorur një teknollogji dhe metodologji nga më modernet e kohës, në fushën e gjeoshkencave me qëllim përfitimin afatgjatë të ekonomisë dhe shoqërisë Shqiptare. Gjithashtu, synon të kontribuojë në mësimdhënien për një arsim të thelluar universitar të studentëve, si dhe në kualifikimin e shkencëtarëve të rinj, duke kombinuar kërkimin shkencor të avancuar dhe inovativ me përvojat arsimore në fushën e gjeoshkencës.

Instituti i Gjeoshkencave monitoron dhe vlerëson rreziqet natyrore si tërmetet, stuhitë, ortekët, përmbytjet, thatësirat, zjarret, tektonikën aktive, rrëshqitjet masive të shpateve kodrinore dhe malore, erozionin e tokës etj., me qellim uljen e riskut. Prandaj, për dekadat e ardhshme kërkimi shkencor në fushën e gjeoshkencave, do të trajtohet i lidhur drejtpërdrejt me sfidat e shoqërisë ndaj rreziqeve natyrore, ndryshimeve klimatike, burimeve natyrore, ujin dhe përdorimin e tokës, etj. Vizioni ynë është që Instituti i Gjeoshkencave të jetë një institucion elitar e kërkimit shkencor në fushën e gjeoshkencave në vendin tonë dhe një patner i rëndësishëm ndërkombëtar, për të kontribuar dhe shërbyer zhvillimit ekonomik dhe shoqërisë në Shqipëri dhe më gjërë.

Prof. Muceku ka studiuar për gjeologji në Fakultetin Gjeologji dhe Miniera (1982-1987), Universiteti Politeknik i Tiranës. Gjatë viteve 1996-1997 ka kryer studimet e thelluara pasuniversitare për "Hidrogjeologji dhe Gjeologji Inxhinierike", në Fakultetin e Gjeoshkencave, Universiteti Eberhard Karls Tübingen, Gjermani. Ndërsa, gjatë viteve 2000-2005 ka punuar dhe kryer Ph. D. në Universitetin Politeknik të Tiranës në fushën e gjeologjisë inxhinierike dhe gjeoteknike.

Në vitin 2014 ka marrë titullin Asociate Profesor dhe në vitin 2021 Profesor në Universitetin Politeknik të Tiranës, Shqipëri.

Nga viti 2014 deri në vitin 2020 Z. Muceku ka qenë Përgjegjës i Departamentit të Gjeologjisë tek Instituti i Gjeoshkencave, dhe nga viti 2020 dhe në vazhdim është drejtor i Institutit të Gjeoshkencave, Tiranë.

Fushat e interesit të Z. Muceku janë të fokusuara në kërkimin shkencor dhe mësimdhënien në fushën e gjeologjisë inxhinierike dhe gjeoteknike.

Prof. Muceku kryen kërkime shkencore në hartografimet gjeo-inxhinierike dhe gjeoteknike për zhvillime dhe planifikime urbane, rrëshqitjet e shpateve kodrinore dhe malore, vlerësimin e qëndrueshmërisë së shpateve, lëngëzimin e rërave, rreziqet gjeologjike, teknikat e përmirësimit të vetive fiziko-mekanike të dherave, gjeomorfologji, si dhe në vlerësime gjeoteknike të shesheve për ndërtime të objekteve inxhinierike si diga, autostrada, tunele dhe objekte social kulturore etj.