Ktheu tek lista
Aktivitet Sizmik në Klos 15.01.2023
Në datën 15 Janar 2023, ora 22:37:21 (ora lokale), Instituti i Gjeoshkencave ka lokalizuar një tërmet me magnitudë 4.7
16.01.2023
Në datën 15 Janar 2023, ora 22:37:21 (ora lokale), Instituti i Gjeoshkencave ka lokalizuar një tërmet me magnitudë 4.7, i lokalizuar 4 km në Jug-Perëndim të Klosit, Dibër me thellësi 9 km. Kjo goditje kryesore është shoqëruar nga disa pasgoditje me magnitudë lokale të shtrirjes nga ML [1.0 - 3.9]. Goditja kryesore [ML4.7] është shoqëruar nga 34 paragoditje. Frekuenca e ngjarjeve (Numri i ngjarjeve për njësi të kohës) mesatarisht është 1 ngjarje për çdo 4-5 minuta. Trendi i magnitudave të pasgoditjeve është drejt uljes. Instituti i Gjeoshkencave është në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe do mbaj të përditësuar mbi aktivitetin sizmik në vijim.