Ekipi i IGJEO në Panairi e Karrierës
Më datë 21.05.2026, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEO) mori pjesë në Panairin e Karrierës, të organizuar nga Universiteti Politeknik i Tiranës, në ambientet e universitetit.

Gjatë këtij aktiviteti, ekipi i IGJEO pati mundësinë të takojë studentë dhe të rinj të apasionuar pas meteorologjisë, hidrologjisë, gjeologjisë dhe sizmologjisë, duke ndarë me ta informacion mbi aktivitetin e institutit, projektet në zhvillim, si edhe mundësitë për bashkëpunim, praktika profesionale dhe punësim.
Panairi shërbeu si një hapësirë e vlefshme komunikimi dhe ndërveprimi me studentët, duke nxitur interesin e tyre për t’u angazhuar në fushat e gjeoshkencave dhe mjedisit, si dhe për t’u bërë pjesë e iniciativave dhe projekteve të IGJEO-s.