logo igeo

Msc.

Damiano KOXHAJ

Faqja kryesore: www.geo.edu.al
Addresa:
Rruga” Don Bosko” nr. 60.
Tirane
Albania
Kodi Postar: 1024

Damiano Koxhaj është diplomuar në Bachelor në Fizikë në Universitetin e Tiranës në vitin 2018. Në Tetor 2018 ka nisur masterin në Fizikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës dhe diplomuar në Nëntor 2020. Që nga Marsi 2021, ai punon si pjesë e departamentit të Sizmologjisë në Institutin e GjeoShkencave, Universiteti Politeknik i Tiranës. Fusha e tij e kërkimit është e fokusuar kryesisht në analizën e formave valore sizmike nëpërmjet inversonit të plotë të regjistrimeve valore sizmike (FWI), kontrollin e cilësisë së regjistrimeve valore ditore, përgatitjen e buletinit mujor sizmik dhe vizualizimin e serive valore sizmike duke përdorur skripte Python.

Buletinet sizmike përfshijnë analiza të të dhënave mujore të grumbulluara në lidhje me aktivitetin mujor sizmik, hartat GMT, kontrollin e cilësisë dhe raporte specifike, në lidhje me përmirësimet e mundshme të aktivitetit rutinnor në departamentin e Sizmologjisë. Në periudhën Shkurt-Prill 2022 është përfshirë si  kërkues në Institutin Gjeofizik (GPI), pjesë e Institutit të Teknologjisë në Karlsruhe (KIT), në Karlsruhe, Gjermani dhe kandidat për student doktorature në KIT.