Dr.
Irena
Ymeti
Dr.
Dr. Ymeti ka mbaruar studimet për Gjeografi, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës, Shqipëri (1999-2003). Ajo ka përfunduar Masterin Shkencor (MSc) në Burimet Ujore dhe Menaxhim Mjedisor në Fakultetin Geo-Information Science and Earth Observation (ITC), Enschede, Holandë (2005-2007). Projekti i MSc trajtoi vlerësimin e reshjeve nga Remote Sensing për modelet konceptuale Reshje-Rrjedhje në pjesën e sipërme të pellgun të Nilit Blu në Etiopi. Në vitin 2021, ajo mbrojti doktoraturën në Fakultetin e Geo-Information Science and Earth Observation (ITC), Universiteti i Twentes, Enschede, Holandë. Ajo hetoi efektin sezonal në stabilitetin e sipërfaqes së tokës duke përdorur teknologjinë proksimal sensing për të kuptuar më mirë dinamikën e tokës si një pararendës i erozionit dhe degradimit të tokës.
Pas marrjes së titullit Master, ajo punoi në Institutin e Gjeoshkencave (IGJEO), Universiteti Politeknik i Tiranës, nga viti 2008 deri në vitin 2013. Puna e saj u fokusua në përdorimin e Sistemeve të Informacionit Gjeografik dhe teknologjinë Remote Sensing për aplikime të ndryshme. Në vitin 2021, ajo iu ribashkua Institutit të Gjeoshkencave, Universiteti Politeknik i Tiranës, pasi mbaroi doktoraturën. Aktualisht është pjesë e Departamentit të Meteorologjisë.
Interesi kërkimor i Dr. Ymetit është të zgjerojë njohuritë për proçeset natyrore dhe ndërveprimet e tyre në mjedis nën ndryshimet klimatike. Integrimi i të dhënave nga burime të ndryshme siç janë teknologjitë Proksimal/Remote Sensing, Sistemet e Informacionit Gjeografik dhe monitorimi në terren mundëson investigimin hapësinorë dhe kohorë të hazardeve natyrore në shkallë të përshtatshme. Kjo qasje është thelbësore për të hetuar hazardet meteorologjike si për shembull thatësirat.