Dr.
Enkelejda
KUCAJ
contacttext
Dr.
Dr. Enkelejda KUCAJ është staf akademik dhe Kërkuese në Departamentin e Meteorologjisë - IGEO, Universiteti Politeknik i Tiranës. Ajo u diplomua në B.Sc dhe M.Sc për AgroMjedis dhe Ekologji në 2011 dhe përfundoi Doktoraturën në Shkenca Mjedisore në Universitetin Bujqësor të Tiranës në vitin 2016.
Përvoja e saj e punës përfshin të qenit lektore në universitete publike dhe private, etj. Ajo bën kërkime në fushën e Ndryshimeve Klimatike, Shkencën e Tokës dhe Mjedisit, Cilësinë e Ujit, Shëndetin Mjedisor dhe Menaxhimin e Mbetjeve, Menaxhim të Qëndrueshmërisë. Ajo ka marrë pjesë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare dhe është autore e bashkautore e disa artikujve në revista. Gjithashtu është angazhuar në Monitorimin dhe Mirëmbajtjen e Rrjetit Meteorologjik të Stacioneve Kombëtare, Vrojtimet Fenologjike të bimëve, etj.
Ajo është e licencuar dhe kryen Raporte në Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis dhe është Vlerësuese për tokat bujqësore, tokat pyjore, kullotat e livadheve dhe tokat djerrë. Gjithashtu, ajo zotëron Certefikatë "Diplomë e Auditimit të Cilësisë" për të marrë pjesë në Auditimet e Cilësisë dhe hartimin e Raportit mbi Auditimet e Cilësisë.