Msc.
Gentiana
Stafa
Msc.
1995-1999 diplomuar në Departamentin e Gjeografisë, Fakulteti i Histori-Filologji.
Gjatë viteve 2005-2022 ka punuar si Sinoptikan (parashikuese moti) pranë Shërbimit Meteorologjik Ushtarak. Prej janarit 2023 ushtron funksionin si ndihmës/akademik në Departamentin e Meteorologjisë pranë IGJEO-s.
Gjatë periudhës së gjatë në këtë fushë është trajnuar nga Shërbimi Meteorologjik i Aeronautikës Italiane, me fokus meteorologjinë sinoptike dhe atë aeronautike, duke e përcjellë eksperiencën si trajnuese e personelit të ri.
Njohëse e subjekteve sinoptike, të cilat ndikojnë motin në rajon, si dhe në territorin shqiptar. Analizuese e mesazheve meteorologjike dhe e imazheve satelitore të spektrave të ndryshëm.
Gjatë viteve 2008-2014 ka mbajtur funksionin e moderatores së motit në Televizionin Publik Shqiptar, si dhe për shumë media audiovizive.
Pjesëmarrëse aktive edhe gjatë stërvitjeve ndërkombëtare të NATO-s zhvilluar në territorin e Republikës së Shqipërisë.