logo igeo

Dr.

Gjon Kaza

Faqja kryesore: www.geo.edu.al
Addresa:
Rruga “Don Bosko” nr. 60,
Tirane
Albania
Kodi Postar: 1024

Dr. Kaza ka studiuar për gjeologji në Fakultetin Gjeologji dhe Miniera (1978-1984), Universiteti Politeknik i Tiranës. Kam mbaruar gjatë vitit 2003 studime pas universitare kursin e specializimit pas univeristar pranë Fakultetit Gjeologji – Miniera për studime gjeologo-inxhinierike, Mjedisin dhe gjeologjinë ambjentale dhe studime hidrogjeologjike. Përveç dëshmisë për këto lloj studimesh, për çdo studim kemi marrë dhe programin përkatës ku jemi kualifikuar sipas këtyre programeve. Me datë 21.12.2005 vendimi nr. 36 datë 14.12.2005 i Dekanit të Fakultetit kam bërë mbrojtjen publike të Mikrotezs së studimeve të thelluara pas universitare (SHPU) Gjeoshkencat dhe Mjedsi me temë: Aspekte gjeologo-strukturore të trupave kuarc – sulfur të masivit gabror të Kaptinës (Rajoni Thirrë). Fiton gradën Mastër në Gjeoshkecat dhe Mjedisi. Fusha: Gjeologji strukturore. Me datë 06.07.2012 kam mbrojtur gradën shkencore “Doktor” Nga viti 2010 dhe deri në momentin e tanishëm punoj në Departamentin e gjeologjisë tek Instituti i Gjeoshkencave, Punonjës shkencor pranë këtij departamenti. Gjatë kësaj kohe kam qenë autor dhe bashkëautor në një sërë projektesh kryesisht në ndërtim hartash gjeologjike të rajoneve të ndryshme si dhe në projekte mbi ndërtimin gjeologjik të disa masivëve ofiolitik si Masivi i Pukës, i Krrabit, i Voskopojës, i Shebenikut etj dhe dallimet midis tyre. Jam bashkëautor në disa projekte të përbashkëta me institucione ndërkombëtare.