Prof. Dr.
Ibrahim
MILUSHI
Prof. Dr.
Diplomuar në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave në Universitetin Politeknik të Tiranës në vitin 1984 dhe Fituar titullin “Inxhinier Gjeolog”.
Realizuar Studimet pasuniversitare me temën "Metalogjenia e Ofioliteve" në Universitetin Teknik të Lindjes së Mesme të Ankarasë, Turqi 1991.
Në vitin 1996 mori gradën "Doktor", Në vitin 2001 mori titullin “Profesor i Asociuar” dhe në vitin 2009 mori titullin “Profesor”
Fushat e interesit: Metalogjenia e ofioliteve dhe formacionet vullkano-sedimentare, Struktura e shkëmbinjve magmatikë dhe metamorfikë, Tektonika.
Veprimtaria shkencore (e permbledhur): Autor dhe bashkautor në 5 monografi, 39 artikuj, 88 abstrakte të shkurtra, 14 abstrakte të zgjeruara, 71 prezantime gojore, 10 postera. Autor dhe bashkautor në rreth 45 projekte kombëtare dhe ndërkombëtare dhe përpilimi i raporteve shkencore voluminoze (13 prej të cilave në bashkëpunim me universitete të huaja).
Mësimdhënie për ciklin bachelor në Fakultetin e Gjeologji Minierave, Universiteti Politeknik i Tiranës dhe për ciklin e doktoraturës në Inxhinieri Ndërtimi, Universiteti Politeknik i Tiranës.
Autor dhe bashkautor i projekteve të shumta kërkimore dhe te zbulimit për mineralet e kromit dhe bakrit në Shqipëri, Kosovë dhe Turqi. Pozicione drejtuese ne institucione shkencore: Shef i Marrëdhënieve me Jashtë në Shërbimin Gjeologjik të Shqipërisë gjatë viteve 1992 -1994;
- Drejtor i Institutit të Kërkimeve Gjeologjike gjatë viteve 2006 - 2007;
- Drejtues i Departamentit të Gjeoshkencave dhe Gjeoinxhinierisë në Institutin e Gjeoshkencave, Universiteti Politeknik i Tiranës gjatë viteve 2008 - 2009;
- Drejtor i Institutit të Gjeoshkencave, Universiteti Politeknik i Tiranës në periudhën 2009 – 2011;
- Shef i Departamentit të Gjeologjisë, Instituti i Gjeoshkencave, Universiteti Politeknik i Tiranës 2020 – Shtator 2024
- Staf Akademik i Departamentit te Gjeologjise, Instituti i Gjeoshkencave, Shtator 2024 – vazhdim
Anëtar i organeve drejtuese të Universitetit Politeknik të Tiranës
- Anëtar i Bordit të Administrimit të Universitetit Politeknik të Tiranës në një mandat 2008-2009
- Anëtar i Senatit Akademik të Universitetit Politeknik të Tiranës në tre mandate 2009 - 2013, 2020 - 2024, shtator 2024 - dhe në vazhdim.
- Anëtar i Promovimit të Personelit Akademik të Universitetit Politeknik të Tiranës në dy mandate 2022 - 2024, shtator 2024 - dhe në vazhdim