Dr. Ing.
Liljana
Lata
Dr. Ing.
Email:
l.lata@geo.edu.al
Faqja kryesore:
www.geo.edu.al
Addresa:
Rruga “Don Bosko” nr. 60,
Tirane
Albania
Kodi Postar:
1024
1995-2000: Diplomuar si Inxhiniere Mjedisi, në Departamentin e Inxhinierisë së Mjedisit, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT) 2001-2008: Punonjëse Shkencore, Qendra e Kërkimeve Hidraulike, Akademia e Shkencave, Tiranë 2008-2011: Kërkuese Shkencore në Departamentin e Ekonomisë Ujore dhe Energjive të Rinovueshme, Instituti i Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, Universiteti Politeknik i Tiranës 2011- vijon: Punonjëse Shkencore, Departamenti i Hidrologjisë, Instituti i Gjeoshkencave, Universiteti Politeknik i Tiranës 2005-2007: “Master në Shkencë”, Shkollë Pas-Universitare (SHPU) në Inxhinieri Mjedisi, në Departamentin e Inxhinierisë së Mjedisit, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Universiteti Politeknik i Tiranës 2022: Titulli “Doktor ” në Shkencë. Fusha e kërkimit: Menaxhimi i integruar i Burimeve Ujore, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Universiteti Politeknik i Tiranës. Fushat e interesit të Dr. Inxh. Lata janë të fokusuara në kërkim shkencor dhe mësimdhënie në Universitetin Politeknik të Tiranës (UPT). Kështu, Dr. Inxh. Lata kryen kërkime shkencore në fushën e Menaxhimit të Integruar të Burimeve Ujore, Hidrologji dhe Inxhinieri Mjedisi. Ndërkohë, duke qenë operatore në “Qendra kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore” ajo angazhohet në parashikimin e rreziqeve natyrore (meteorologjike, hidrologjike, zjarret në pyje, etj) duke realizuar buletine ditore dhe studime në fushën e mbrojtjes civile. Ajo, gjithashtu, merr pjesë në mënyre aktive në hartimin dhe zbatimin i projekteve kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e hidrologjisë, mjedisit, etj. Veprimtari mësimore në vite: Titullare e lëndëve “Mbrojtje Mjedisi“ dhe “Mbrojtje Civile“, Seminare të lëndës: “Mekanika fluide“ dhe Laboratore të lëndës “Mekanika fluide”.