logo igeo

Rreziku Hidrologjik dhe Meteorologjik

Rreziqet hidrometeorologjike janë me origjinë atmosferike, hidrologjike ose oqeanografike. Vendi ynë është i prekur nga:

 

Thatësirat

Thatësirat janë rezultat i një mungese të reshjeve për një periudhe kohore të vazhdueshme dhe e zgjatur (mund të jetë një sezon apo më tepër). Treguesit që dëshmojnë thatësirën përfshijnë të dhënat meteorologjike, hidrologjike, bujqësore dhe socio-ekonomike, në varësi të llojëve të ndikimeve.

Zjarret

Ndryshimet klimatike globale ndikojnë në ndezjen e zjarreve. “Një zjarr i egër” është një zjarr i paplanifikuar, i pakontrolluar dhe i paparashikuar në një zonë me vegjetacion si: shkurre, pyje, kullota, etj. 

Përmbytjet

Përmbytjet mund të ndodhin nga vërshimi i ujit nga trupat ujorë, të tillë si lumë, liqen ose oqean, në të cilin uji del jashtë shtratit të tyre. Rritja e sasisë së reshjeve dhe ngjarjeve ekstreme të motit rrit mundësinë dhe rrezikun nga përmbytjet.

Stuhitë

Stuhitë janë çrregullime atmosferike që përcaktohen nga erëra të forta, tornado, breshër, stuhi me bubullima dhe vetëtima, reshje të  rënda (stuhi bore, stuhi shiu), një stuhi pluhuri, etj.

Valët e të nxehtit

Vala e të nxehtit është një periudhë e zgjatur e motit të nxehtë në krahasim me kushtet e pritshme të zonës në atë periudhë të vitit, e cila mund të shoqërohet me lagështi të lartë. Valët e të nxehtit janë më të zakonshme në verë kur presioni i lartë zhvillohet në një zonë.

Reshjet ekstreme

Rritja e reshjeve ekstreme kontribuojnë në rritjen e ngjarjeve të rënda të përmbytjeve në vende të caktuara. Si rezultat i intensiteteve të reshjeve me kohëzgjatje të shkurtër por që tejkalojnë një prag të caktuar shkaktojnë rreziqe si përmbytjet pluviale, përmbytjet e shpejta, rrëshqitjet e dheut, rrjedhjet e baltës, etj.