Hartografim gjeologjik
Departamenti i Gjeologjisë në Institutin e Gjeoshkencave (IGJEO), përpilon që prej vitit 2010 Harta Gjeologjike në shkallën 1:50 000, duke mbuluar gjithë terriroein e Shqipërisë. Baza topografike janë planshetave e viteve të fundit, të përpiluara nga ish-Instituti Gjeografik Ushtarak i Shqipërisë, në kuadër të bashkepunimit me NATO.
Sipas ndarjes topografike në sistemin UTM, në shkallën 1:50 000, territori i Shqipërisë është ndarë në 56 Harta Topografike, të cilave i korrespondojnë respektivisht Hartat Gjeologjike (PDF | 1.08MB)
Hartat e realizuara deri në 2022 janë: 9-Shkodra, 42-Maliqi, 43-Korca, 48-Erseka, 53-Leskoviku, 54-Saranda, 55-Delvina, 56-Konispoli. Në pregatitjen e tyre janë përfshirë edhe Departamenti i Sizmologjisë si dhe ish-Departamenti i Gjeofizikës, në IGJEO. Metodologjia e ndjekur përfshin përpunimin, përpilimin dhe botimin e planshetave gjeologjike në shkallën 1: 50000, së bashku me tekstet spjegues respektiv. Shërbimi i hartografimit gjeologjik në IGJEO ofron si për institucionet shkencore dhe publike ashtu edhe për sektorin e interesuar privat, harta gjeologjike 1:50000, bashkë me spjeguesin, si produkt përfundimtar.