Departamenti i Hidrologjisë (DH)
Departamenti i Hidrologjisë (DH) është një njësi bazë e kërkimit shkencor në Institutin e Gjeoshkencave (IGJEO), të Universitetit Politeknik të Tiranës. Baza ligjore ku mbeshteten aktivitetet e tij përbëhet nga: VKM Nr. 371, datë 28.07.2011 mbi krijimin e ish Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), lëshuar nga ish Ministria e Edukimit dhe e Shkencës; Ligji nr.80, datë 22.07.2015, Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, si dhe aktet nënligjore përkatëse në zbatim të tij, veçanërisht Statuti i Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT), miratuar me urdhrin nr. 10, datë 11.01.2019, të Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, si dhe për aktet e brendshme rregullatore, të cilat bëjnë të mundur aktivitetet si më poshtë vijon :
- Monitorimi dhe regjistrimi i vazhdueshëm i aktivitetit hidrologjik në Shqipëri;
- Drejton dhe administron Qendrën Kombëtare të Parashikimit dhe Monitorimit të Rreziqeve Natyrore (QKPMRN);
- Të garantojë shpërndarjen e informacionit për nivelin e ujit në kohë reale dhe të mbështesë aktivitetet e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) për gatishmërinë, zbutjen dhe reagimin e duhur përmes aktiviteteve operacionale dhe kërkimore;
- Kryerja e kërkimeve bazë dhe atyre të aplikuara në Hidrologji dhe Hidraulikë;
- Të integrojë veprimtarinë kërkimore shkencore në atë të mësimdhënies;
- Shërbime në fushën e hidrologjisë dhe hidraulikës për të tretë.
Departamenti i Hidrologjisë përfaqëson infrastrukturën e vetme kombëtare për monitorimin hidrometrik, kërkimin shkencor dhe vlerësimin e rrezikut hidrologjik.