logo igeo

Rrjeti i monitorimit Sizmologjik

Kërkimi kryesor dhe burimet e monitorimit në sizmologji, në nivël kombëtar, kryhen dhe mirëmbahen nga Departamenti i Sizmologjisë, në IGJEO. Instrumentimi sizmik në Shqipëri ka nisur në 1968, me themelimin e rrjetit të parë sizmologjik në Tiranë. Formalisht, Rrjeti Sizmologjik Shqiptar (RrSSh) nisi në 1974, duke pasur një rol kryesor e një rrjeti sizmologjik lokal për monitorimin e aktivitetit sizmik në vend dhe për të dhënë alarmed sizmike drejt autoriteteve dhe publikut. RrSSh u përmirësua pas viteve 90 në një rrjet Bandgjerë BGJ, duke kontribuar gjithashtu për një kërkim më të thelluar shkencor në sizmologjinë lokale dhe rajonale, përteja asaj që ishte arritur deri atëherë. Konfigurimi aktual i RrSSh përfshin tre nën rrjete, përkatësisht:

  • Rrjeti Sizmik i Lëkundjeve të Dobëta (RrSLD), për monitorimin normal të tërmeteve;
  • Rrjeti Sizmik i Lëkundjeve të Forta (RrjSLF) për të regjistruar lëkundjet e tokës së prodhuar nga tërmetet e fortë;
  • Rrjeti Gjeodinamik (GNSS), për të regjistruar dhe të vlerësuar tektonikën, lëvizjet ko-sizmike dhe ato post sizmike;
National Earthquake Monitoring Center

National Earthquake Monitoring Center

Trillium Compact 120 - Saranda Station

Trillium Compact 120 - Saranda Station

Guralp CMG 40T - Puka Station

Guralp CMG 40T - Puka Station

Transmetimi i të dhënave dhe procesimi

Të dhënat sizmike transerohen në Qendrën Kombëtare të Monitorimit Sizmik (QKMS), në IGJEO, në kohë reale nëpërmjet radio-link, fibër optike dhe transmetime mobile 3G/4G. Të dhënat procesohen dhe arkivohen në kohë reale nëpërmjet sistemit SeisComP4 me konfigurim të brendshëm të një serveri Seedlink. I njëjti sistem përdoret për të shkëmbyer në mënyrë të drejtpërdrejtë të dhëna me institucionet partnere, sipas marrëveshjeve përkatëse. Gjithashtu kryhet një procesim offline i të dhënave që realizohet duke përdorur sistemin e përpunimit të të dhënave sizmike SEISAN v.12 në lidhje me strukturën e arkivës së të dhënave SDS të SeisComP4, duke përdorur gjithashtu detektimin automatik dhe mundësi lokalizuese.

Stacionet Sizmike dhe Harta e Stacioneve


Kontrolli i cilësisë së stacioneve sizmike (KC)

Instrumentimi 

Rrjeti Sizmik Kombëtar i Shqipërisë (RrSKSh) përfshin 12 stacione sizmik bandëgjerë (BB) të pajisur me sensor sizmik 30s, 40s (0.033-100Hz) dhe 120 s (0.0083-100Hz), të cilët përbëjnë “shtyllën kurrizore” të Rrjetit Sizmik Kombëtar; Instrumentat janë kryesisht Trillium-40 dhe Trillium-120CP, por përdoren gjithashtu edhe sensorët CMG-40T por dhe sensorë bangjerë Streicksen STS-2. Në kushtet e sistemit aktual të regjistrimit dhe transmetimit, të pajisur me dixhitalizues me 6 kanale të tipit Trident dhe njësi marrëse/transmetuese Cygnus. Kohët e fundit, pjesë e RrSSh, janë edhe një flotë prej 10 stacione te rinj sizmik të pajisur me gjeofonë periudhë shkurtër 1 s (SS10) and 10 akselerometra triaksialë më gain të ndryshueshëm, 0.5 – 4 g (SA10). Një aspekt kyҫ në instrumentim është edhe grupi i lëvizshëm sizmik i pajisur me 3 sizmograf portativ të rinj SENTINEL – Geo4G, me akselerometra të brendshëm të tipit MEMS 1 – 8 g dhe gjeofonë.
Item 1 - title

Komponenti i lëkundjeve të forta i RrSSh përfshin 17 akselerograf të pajisur me akselerometra CMG-5T me diapazon dinamik 0.1-4g (në përgjithësi konfigurimi më i përdorshëm është 5V/1g), reagim frekuencial i sheshtë DC-100Hz dhe ata CMG-5TD si kombinim i sensorit tip 5T me dixhitalizuesin DM24/3 (24-bit). Gjenerata e re e dixhitalizuesve akselerometrik që do të përmirësojnë Rrjetin Shqiptar të Lëkundjeve të Forta (RrShLF), të cilat janë aplikuar aktualisht, do të jenë të tipit Minimus-4 (24-bit) me 4 kanale si dhe pajisjet e ardhshme të tipit Fortimus (akselerometra bandëgjerë dixhital të zgjuar)

Item 1 - title

Rrjeti aktual i vazhdueshëm permanent GNSS i Shqipërisë përbëhet nga 8 stacione të përherëshme. Kontrolli në distancë dhe transferimi i të dhënave bëhet me komunikim radio-link ose 3G/4G (MALI dhe HIMA).

Raporti i samplimit për të gjitha stacionet është 30 sekonda.

Që pas tërmetit të Durrësit të 26 Nëntorit 2019, 2 stacione të tjera iu shtuan rrjetit të atëhershëm pranë hipoqendrës së tërmetit, (KRYE) dhe (KULL)

Një herë në ditë, të dhënat binare me sample nga 30 sekonda tërhiqen rregullisht dhe arkivohen në formatin kompakt Rinex.

Pajisjet e përdorura janë të teknologjisë Ashtech, TopCon dhe Trimble.