Burimet Kërkimore - Departamenti i Hidrologjisë
INSTRUMENTIMI
Departamenti i Hidrologjisë është përgjegjës për monitorimin e prurjeve sipërfaqësore të lumenjve, burimeve, liqeneve, deteve, lagunave dhe ujërave nëntokësore. Rrjeti i monitorimit hidrologjik përbëhet nga stacione manuale dhe automatike. Të dhënat nga rrjeti i stacioneve të monitorimit manual (105 stacione) regjistrohen nga vëzhguesit dy herë në ditë në orën 7:00 dhe 19:00. Këto të dhëna regjistrohen në një libër/ditar nga vëzhguesi dhe çdo muaj informacioni dërgohet me postë në Institutin e Gjeoshkencave (IGJEO).
Ky informacion dixhitalizohet, kontrollohet cilësia e tij dhe më pas arkivohet në bazën e të dhënave Meteorology, Climatology and Hydrology Information System / database (MCH DB). Rrjeti i stacioneve automatike përbëhet nga 25 stacione, nga të cilat 20 stacione të shpërndara në të gjithë territorin janë investim i Bankës Botërore dhe 5 stacione të vendosura në pellgun e Drin - Bunës janë investim i Qeverisë Gjermane nëpërmjet GIZ. Stacionet automatike transmetojnë të dhëna çdo dy orë, por sistemi është i konfigurueshëm nga distanca. Disa nga parametrat e matur nga rrjeti hidrologjik janë (niveli i ujit, temperatura e ujit dhe sedimentet e lumit). Këto të dhëna ruhen automatikisht në bazën e të dhënave MCH.
Departamenti i Hidrologjisë është përgjegjës për monitorimin e prurjeve sipërfaqësore të lumenjve, burimeve, liqeneve, deteve, lagunave dhe ujërave nëntokësore. Rrjeti i monitorimit hidrologjik përbëhet nga stacione manuale dhe automatike. Të dhënat nga rrjeti i stacioneve të monitorimit manual (105 stacione) regjistrohen nga vëzhguesit dy herë në ditë në orën 7:00 dhe 19:00. Këto të dhëna regjistrohen në një libër/ditar nga vëzhguesi dhe çdo muaj informacioni dërgohet me postë në Institutin e Gjeoshkencave (IGJEO). Ky informacion dixhitalizohet, kontrollohet cilësia e tij dhe më pas arkivohet në bazën e të dhënave Meteorology, Climatology and Hydrology Information System /MCH DB). Rrjeti i stacioneve automatike përbëhet nga 25 stacione, nga të cilat 20 stacione të shpërndara në të gjithë territorin janë investim i Bankës Botërore dhe 5 stacione të vendosura në pellgun e Drin - Bunës janë investim i Qeverisë Gjermane nëpërmjet GIZ. Stacionet automatike transmetojnë të dhëna çdo dy orë, por sistemi është i konfigurueshëm nga distanca. Disa nga parametrat e matur nga rrjeti hidrologjik janë (niveli i ujit, temperatura e ujit dhe sedimentet e lumit). Këto të dhëna ruhen automatikisht në bazën e të dhënave MCH.