Mbrojtja e Doktoratës: ''Kuantifikimi dhe Modelimi i Tektonikës Aktuale në Shqipëri'' Kandidatja: Kristina MATRAKU (MSc)
Mbrojtja e Doktoratës: "Kuantifikimi dhe Modelimi i Tektonikës Aktuale në Shqipëri"
Kandidatja:
Kristina MATRAKU (MSc)
Drejtorët e Tezës:
Prof. François JOUANNE
Prof. Asoc. Edmond DUSHI
Anëtarët e Jurisë:
Prof. Joseph MARTINOD (President)
Prof. Nicola D’AGOSTINO (Raportues)
Prof. Jean-Mathieu NOCQUET (Raportues)
Prof. Pierre BRIOLE (Eksaminues)
Prof. Ibrahim MILUSHI (Eksaminues)
Përmbledhje e Tezës:
Teza fokusohet në kuantifikimin dhe modelimin e tektonikës aktuale në Shqipëri, e cila karakterizohet nga një sizmicitet i lartë dhe tërmete historike. Studimi kryesor është tërmeti i Durrësit (26 nëntor 2019, Mw 6.4) dhe sekuenca e tij, të cilat janë analizuar përmes të dhënave InSAR dhe GNSS. Modelet e zhvilluara tregojnë zhvendosjet ko-sizmike dhe ngjarjet e zhvendosjeve të ngadalta (SSE) që pasuan tërmetin. Përpunimi i të dhënave nga rrjetet GNSS ndihmon në kuptimin e deformimeve horizontale dhe vertikale, duke përmirësuar njohuritë mbi tektonikën dhe rreziqet sizmike në Shqipëri.
Vendodhja:
Université Savoie Mont Blanc, ISTerre, Salla 9B022, Campus Scientifique, 73376 Le Bourget-du-Lac Cedex, Francë
Data dhe ora:
1 Tetor 2024, ora 14:00 CET