Rreth Projektit EMERGE
Universiteti politeknik i Tiranës, përmes Institutit të Gjeoshkencave është i përfshirë në Projektin “101193586 -EMERGE-UCPM-2024-KAPP-PV” të titulluar “PLATFORMË PËR PLANIFIKIMN E NEVOJAVE DHE VLERËSIMIN E SHPEJTË TË RISKUT TË SHUMËFISHTË” apo në origjinal “RAPID MULTI-RISK NEEDS EVALUATION AND PLANNING PLATFORM”. Ky projekt ka filluar zbatimin e tij në fillim të vitit 2025 dhe është planifikuar të zgjasë 24 muaj. Në përmbushje të detyrimeve të projektit, në mjediset e UPT-së është organizuar takimi i tij hapës, në datë 7 mars 2025.
Rreth projektit EMERGE
Projekti EMERGE (101193586‑UCPM‑2024‑KAPP‑PV) synon të përmirësojë kapacitetet rajonale për menaxhimin e fatkeqësive dhe emergjencave përmes zhvillimit të vlerësimeve gjithëpërfshirëse, të bazuara në skenarë, pothuajse në kohë reale, të riskut sizmik dhe rrëshqitjeve të dherave. Pasohet me vlerësimet e shpejta të nevojave për të ndihmuar në dhënien e përparësive të burimeve kombëtare dhe rajonale për përgjigjen ndaj fatkeqësive.
Duke u mbështetur në suksesin e projektit të mëparshëm UCPM CRISIS (101004830‑UCPM‑2020‑PP‑AG), EMERGE e zgjeron platformën CRISIS në një mjet për vlerësim të shpejtë të nevojave — një përbërëse thelbësore e mbrojtjes civile gjatë fazës pas fatkeqësisë. Qëllimi i platformës është të vlerësojë shpejt nevojat e popullatës së prekur dhe të përcaktojë mënyrat më dobiprurëse për shpërndarjen e ndihmës dhe mbështetjes.
Ajo synon gjithashtu të ndihmojë ekipet e ndërhyrjes së parë në ofrimin e ndihmës së shpejtë dhe efektive, duke përmirësuar shpejtësinë e përgjigjes, përparësitë dhe bashkërendimin e burimeve dhe kapaciteteve rajonale.
Për më shumë informacion mbi projektin EMERGE, ju lutem vizitoni faqen e tij zyrtare e cila përditësohet vazhdimisht: EMERGE | UCP Knowledge Network (europa.eu) si dhe faqet në platformat sociale: Facebook: EMERGE Project; LinkedIn: EMERGE - Rapid Multi-Risk Needs Evaluation and Planning Platform
