logo igeo

Prof. Asoc.

Albana Hasimi

Faqja kryesore: www.geo.edu.al
Addresa:
Rruga “Don Bosko” nr. 60,
Tirane
Albania
Kodi Postar: 1024

Prof. Asoc. Hasimi ka studiuar për kimi industriale në Fakultetin e Shkencave të Natyrës (1991-1996), Universiteti i Tiranës. Gjatë viteve 2003-2006 ka kryer studimet e thelluara pasuniversitare Master Shkencor (120 kredite) në  "Shkenca e Polimerëve dhe Aplikimet e tyre", në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Komiteti i Studimeve Pasuniversitare, Universiteti Kombëtar dhe Kapodristian i Athinës, Greqi. Po pranë të njëjtit universitet ka kryer studimet e doktoraturës, gjatë viteve 2006-2010.

Prof. Asoc. Hasimi përgjatë viteve 2003-2008, njëkohësisht ka punuar si kimiste dhe kërkuese shkencore pranë laboratorit “Fenomenet e transportit të lëndës“, Instituti i Kimisë Fizike, National Centre for Scientific Research “DEMOKRITOS”. Agia Paraskevi Attikis Greece.

Prej 2011 deri 2021 ka qënë staf akademik pranë departamentit të Klimës dhe Mjedisit, IGJEO, UPT. Nga 2021 e në vazhdim është staf akademik pranë departamentit të Meteorologjisë, Institutit të Gjeoshkencave, Universitetit Politeknik të Tiranës.

Fushat e interesit të Prof. Asoc. Hasimit janë të fokusuara në kërkimin shkencor dhe mësimdhënien në fushat e kimisë analitike mjedisore, meteorologji dhe klimë.

Prof. Asoc. Hasimi kryen monitorime dhe studime shkencore mjedisore dhe klimatike. Gjithashtu vazhdon paralelisht eksperizën në fushën e shkencave të nanomaterialeve. Është pjesë e njësisë kërkimore-shkencore e NanoAlb krijuar pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Prof. Asoc. Hasimi është gjithashtu anëtare e Shoqatës së Kristalografëve të Shqipërisë, (Association of Albanian Crystallographers).