Msc. Ph.D. (c) Ing.
Anira
GJONI
contacttext
Msc. Ph.D. (c) Ing.
Ing. Gjoni ka studiuar për inxhinieri mjedisi në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit (2010-2015), Universiteti Politeknik i Tiranës. Gjatë viteve 2016-2018 ka kryer master të dytë për "Menaxhim Mjedisor Urban", në Fakultetin Planifikim, Mjedis dhe Menaxhim Urban, Universiteti Polis. Aktualisht është në vitin e dytë të Ciklit XXXVII të studimeve doktorale në Programin Ndërkombëtar të Doktoraturave në Arkitekturë dhe Planifikim Urban (IDAUP), në fushën e meteorologjisë dhe planifikimit urban.
Nga viti 2016 dhe në vazhdim mban pozicionin e Inxhinieres së Mjedisit në “QËNDRËN KOMBËTARE TË PARASHIKIMIT DHE MONITORIMIT TË RREZIQEVE NATYRORE”, Departamenti i Meteorologjisë.
Nga viti 2020 dhe në vazhdim ushtron funksionin shtesë, Përgjegjëse e Zyrës së Shtypit IGJEO si Përfaqësuese zyrtare e Institutit të Gjeoshkencave në mediat televizive, radiofonike, të shkruara dhe internetit.
Fushat e interesit të Znj. Gjoni janë të fokusuara në kërkimin shkencor dhe mësimdhënien në fushën e meteorologjisë, mjedisit, ndryshimeve klimatike dhe planifikimit urban.
Gjatë periudhes si anëtare e departamentit të meteorologjisë ka kryer nje sërë trajnimesh për fushat e mësipërme, nga organizata te ndryshme nderkombetare si: Organizata Boterore e Meteorologjisë (OBM), EUMETSAT, etj.