logo igeo

Dr.

Besian Rama

Faqja kryesore: www.geo.edu.al
Addresa:
Rruga “Don Bosko” nr. 60,
Tirane
Albania
Kodi Postar: 1024

Dr. Rama ka studiuar Inxhinieri Fizike në Fakultetin e Inxhinierisë Matematike dhe të Inxhinierisë Fizike në Universitetin Politeknik të Tiranës (2006 – 2011) me gradën Master Shkencor në Inxhinieri Fizike. Që prej përfundimit të studimeve të tij, ai është angazhuar në mësimdhënie part-time në Departamentin e Inxhinierisë Fizike deri në vitin 2021, kur filloi të punojë në Institutin e Gjeoshkencave në Universitetin Politeknik të Tiranës. Gjatë kësaj periudhe ai ka qenë gjithashtu i punësuar si personel akademik në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin “Eqrem Çabej” Gjirokastër në periudhën 2016 – 2021 ndërsa gjithashty po punonte mbi tezën e tij të doktoraturës në sizmologji. Ndërsa punonte në Departamentin e Sizmologjisë ai përfundoi kërkimin e tij për Doktoraturën duke fituar gradën Doktor i Shkencave. Z. Rama ka udhëhequr Grupin Teknik të Departamentit të Sizmologjisë duke mirëmbajtur pajisjet sizmike si dhe Rrjetin Sizmik Shqiptar. Nga viti 2021, ai gjithashtu kryen dhe funksionin e Koordonatorit të Qendrës Kombëtare të Monitorimit Sizmik. Kërkimi dhe puna e tij shkencore është përqendruar në instrumentat sizmike si dhe në programet dhe sistemet sizmike. Z. Rama ka qenë pjesë e trajnimeve në fushën e sizmologjisë (GFZ, 2020; CTBTO, 2022) dhe ka fituar njohuri që ai i përdor rregullisht në punën e tij në Departamentin e Sizmologjisë duke qenë pjesë active e këtij Departamentit. Ekspertiza e tij në terren është vënë në përdorim në disa fushata të projekteve aktive të Departamentit.