Ing.
Dionald
MUCAJ
Ing.
Ing. Mucaj ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master për Gjeologji të Vendburimeve të Naftës dhe të Gazit në Fakultetin Gjeologji dhe Miniera (2011-2016), Universiteti Politeknik i Tiranë, si dhe Master i Shkencave për Energjitë e Rinovueshme si një binjakëzim midis Universitetit Bujqësor të Tiranës (Fakulteti I Agrobiznesit) dhe Universitetit Politeknik të Tiranës (Fakulteti I Inxhinierise Mekanike). Që nga viti 2019 është pjesë e Departamentit te Sizmologjisë në Institutin e Gjeoshkencave si specialist ndihmës kërkimor shkencor, i angazhuar kryesisht në fushën e observimit te aktivitetit sizmik kombëtar. Ka qenë pjesmarrës i të gjitha trajnimeve dhe projekteve të zhvilluara në Institun e Gjeoshkencave duke mbajtur lart anën profesionale ne fushën e Sizmologjisë.
Z.Mucaj ka qenë pjesë me një kontribut te vyer në dy nga projektet më të mëdha që janë zhvilluar në Shqipëri pas viteve 90, Projekti TAP në të cilin ka mbuluar menaxhimin e Cilësisë së punimeve dhe asistimin e menaxhimit të projektit ku është vlerësuar maksimalisht për kontributin e dhënë. Stadiumi Arena Kombëtare (Air Albania) në të cilin ka qenë zhvillues dhe drejtues i një pjese të punimeve metalike.
Eshtë profesionist në fushën e marketingut, duke dizenjuar dhe projektuar disa website, ndërtimin e strukturave dhe strategjive të marketingut duke qenë pjesmarrës dhe organizator per kompaninë ne panaire nderkombëtare, kryesisht me karakter industrial.
Fushat e interesit të Z.Mucaj janë Sizmologjia dhe Sizmologjia Inxhinierike, Gjeologjia Inxhinierike dhe Gjeotektonika, asistimi në kërkimin shkencor duke I dhënë një përparsi të vecante saktësisë së përpunimit të të dhënave si dhe projektet me karakter shkencor dhe industrial.