Dr. Inxh.
Elona
Abazi
Dr. Inxh.
Kërkues Shkencor/ Lektor
Email:
elonaabazi2000@gmail.com
Faqja kryesore:
https://www.geo.edu.al
Addresa:
Rruga “Don Bosko” nr. 60,
Tirane
Shqiperi
Kodi Postar:
1024
Dr. Abazi ka studiuar për inxhinieri hidroteknike në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit (1994-1999), Universiteti Politeknik i Tiranës. Gjatë viteve 2003-2005 ka kryer studimet Master në Shkencë për "Hidroinformatikë", në UNESCO-IHE, Instituti Ndërkombëtar për Infrastrukturën, Hidraulikën, dhe Inxhinierinë e Mjedisit, Delft, Hollandë. Në vitin 2022 ka marrë titullin Doktor në Universitetin Politeknik të Tiranës në fushën e Hidraulikës dhe Hidroteknikës. Prej vitit 2011 dhe në vazhdim është lektore pranë Departamentit të Hidraulikës dhe Hidroteknikës në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, Universiteti Politeknik i Tiranës.
Znj. Abazi është Kërkuese Shkencore pranë departamentit të Hidrologjisë, interesat e saj kërkimore janë të fokusuara kryesisht në modelimin hidrologjik dhe hidraulik të sistemeve lumore dhe analizimin e rrjedhës së lumenjve. Dr. Abazi kryen kërkime shkencore në lidhje me modelet matematikë 1Dimensional dhe 2Dimensional për hartat e rrezikut nga përmbytjet, hartat e shpejtësive të përmbytjeve, ndikimin e masave strukturore dhe jo-strukturore për zbutjen e përmbytjeve të cilat përdoren për vlerësimin e riskut nga përmbytjet dhe menaxhimin e lumenjve. Që nga viti 2011 ajo është e përfshirë në parashikimin në kohë reale të përmbytjeve të shpejta, përmbytjeve nga lumenjtë dhe rrezikut nga zjarri në pyje për të dhënë paralajmërime për Emergjencat Civile Kombëtare dhe Autoritetet Vendore.