logo igeo

Dr.

Elvin ÇOMO

Faqja kryesore: https://www.geo.edu.al
Addresa:
Rruga “Don Bosko” nr. 60,
Tirane
Albania
Kodi Postar: 1024

Dr. Çomo ka studiuar për kimi industriale në Fakultetin e Shkencave të Natyrës (1994-1999) në Universitetin e Tiranës. Gjatë viteve 2003-2005 ka kryer studimet pasuniversitare me drejtimin “Master në Përpunimin e lëndëve të para dhe trajtimin e shkarkimeve industriale dhe urbane”, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, si dhe ka marrë doktoraturën (2011-2015) në fushën e kimisë analitike dhe mjedisore, Universiteti i Tiranës. Nga viti 1999 deri në vitin 2008, ka qenë kërkues shkencor pranë Instituti Hidrometeorologjik. Nga viti 2010 deri në vitin 2021 z. Çomo ka qenë pjesë e Departamentit të Klimës dhe Mjedisit në Institutin e Gjeoshkencave dhe nga viti 2021 në vazhdim është pjesë e Departamentit të Meteorologjisë të Institutit të Gjeoshkencave, Universiteti Politeknik i Tiranës. Operator pranë Qendrës Kombëtare të Monitorimit dhe Parashikimit të Rreziqeve Natyrore. Interesat kërkimore janë të fokusuara në kiminë analitike dhe mjedisore, meteorologjinë, klimën. Dr. Çomo kryen monitorime meteorologjike, studime mjedisore dhe klimatike. Dr. Çomo ka kryer kërkime në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar mbi monitorimin e cilësisë së ujërave sipërfaqësore, kiminë e mjedisit. Pjesëmarrje në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare si monitorimi dhe ruajtja e liqenit të Ohrit, monitorimi i cilësisë së ujërave sipërfaqësore të Shqipërisë, Med-Pol, Zonat bregdetare të integruara dhe Sistemi i Menaxhimit të Lumenjve ADRICOSM-EXT, etj. Ushtrimi i veprimtarisë pedagogjike në Departamentin e Inxhinierisë së Mjedisit, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit.