logo igeo

Dr.

Entela Vako

Hydrology Researcher

Faqja kryesore: www.geo.edu.al
Addresa:
Rruga “Don Bosko” nr. 60,
Tirane
Albania
Kodi Postar: 1024

Dr. Entela Vako ka studiuar në degën Gjeologji në Fakultetin Gjeologji dhe Miniera (1990-1995), Universiteti Politeknik i Tiranës. Gjatë viteve 2000-2003 ka kryer studimet Master në Hidrogjeologji pranë Departamentit “Gjeologjia e Zbatuar dhe Gjeoinformatika", ndërsa gjatë viteve 2010-2015 ka kryer studimet Ph.D në Fakultetin Gjeologji dhe Miniera, Universiteti Politeknik i Tiranës.

Nga viti 2011 deri më sot Znj. Vako është staf akademik në Departamentin e Hidrologjisë dhe Qendrës Kombëtare të Parashikimit dhe Monitorimit të Rreziqeve Natyrore në Institutin e Gjeoshkencave, Tiranë.

Fushat e interesit janë të fokusuara në Hidrologji, në vrojtimin, parashikimin, monitorimin operacional dhe lajmërimin e hershëm të rreziqeve natyrore si përmbytje, përmbytje të shpejta dhe zjarre në pyje nëpërmjet përdorimit të modeleve hidrologjike-meteorologjike apo platformave për zhvillimin në kohë reale të përmbytjeve dhe zjarreve.

Dr. Entela Vako ka kryer një seri trajnimesh në fushën e hidrologjisë për përdorimin e platformës Flash Flood GuidanceSEEFFGS) të zhvilluara nga Hydrologic Research Center (HRC, USA), platformës European Flood AwarenessEFFAS)  të zhvilluar nga European Commission (EC) dhe European Centre for Medium-Range Weather Forecasts (ECMWF).