logo igeo

Dr.

Klodian Zaimi

Faqja kryesore: https://www.geo.edu.al
Addresa:
Rruga “Don Bosko” nr. 60,
Tirane
Albania
Kodi Postar: 1024

Dr. Zaimi ka studiuar Inxhinieri Hidroteknike në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin Politeknik të Tiranës. Gjatë viteve 2014-2021 ka përfunduar doktoratën me subjekt kryesor “Hidrometeorologjia dhe Përmbytjet”, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, pranë Universitetit Politeknik të Tiranës. Nga viti 2014 deri në vitin 2016 Dr. Zaimi ka qenë Shef i Departamentit të Hidrologjisë në Institutin e Gjeoshkencave dhe nga viti 2012-2021 ka qenë Shef i Parashikimit pranë Qendrës Kombëtare të Parashikimit dhe Monitorimit të Rreziqeve Natyrore në Institutin e Gjeoshkencave, Tiranë.

Dr Zaimi kryen kërkime dhe aplikime në fushat e Hidrometeorologjisë, Burimeve Ujore, Menaxhimit nga Përmbytjet, Mbrojtja nga Përmbytjet, Hartat e Përmbytjeve, Sistemet e Paralajmërimit të Hershëm me (Meteorologjike, Hidrologjike, Përmbytjet, Gjeologjike, Zjarret Pyjore), Modelimi Hidrologjik dhe Hidraulik, Oqeanografia, Erozioni Bregdetar, Planet e Menaxhimit të Pellgjeve Lumore, Ndikimet e Ndryshimeve Klimatike, Ujitja dhe Kullimi, Hidromorfologjia, Hidroenergjia, Diga,  etj.