logo igeo

MSc.

Mirela Dvorani (Ndrita)

Faqja kryesore: www.geo.edu.al
Addresa:
Rruga “Don Bosko” nr. 60,
Tirane
Albania
Kodi Postar: 1024

Msc. Mirela Dvorani ka studiuar në degën e matematikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës (1983-1987), Universiteti i Tiranës. Gjatë viteve 2005-2008 ka kryer studimet e thelluara pasuniversitare për "Matematikë e aplikuar, Probabilitet-Statistikë", në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti Tiranës.

Që nga viti 2000 ka punuar si matematiciene dhe statisticiene në sektorin e ujërave sipërfaqësore, Departamenti i Hidrologjisë në Institutin e Hidrometeorologjisë e më pas me të njëjtin pozicion në IGJEO.

Gjatë kësaj periudhe është marrë me analizën e serive hidrologjike të sistemit hidrologjik të Shqipërisë; në zgjidhjen e problemeve të analizës së të dhënave dhe aplikimit të programeve statistikore; në ndërtimin, grumbullimin, plotësimin e sistemimin e bazës së të dhënave hidrologjike të ujërave sipërfaqësore për të gjithë sistemin hidrologjik të Shqipërisë.