logo igeo

Ing.

Olgert GJUZI

Faqja kryesore: https://www.geo.edu.al
Addresa:
Rruga “Don Bosko” nr. 60,
Tirane
Shqiperi
Kodi Postar: 1024

Ing Olgert Gjuzi ka një edukim të vazhduar, ku gjatë viteve 2018-2021 ka studiuar pranë Universitetit Polis, Master i Shkencave në  Inxhinieri Ndërtimi, profili Gjeoteknikë, dhe gjatë viteve 2015-2016 Master i Shkencave në Menaxhim Mjedisor Urban.

Ndërsa pranë Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave, Universiteti Politeknik i Tiranës, gjatë viteve 2007-2013, ka studiuar Inxhinieri Shkenca të Tokës dhe Inxhinieri Gjeo-Mjedis.

Gjithashtu ka marrë pjesë në trajnime kombëtare dhe ndërkombëtare, ku ndër to mund të përmendim International Training Course on “Seismology, Seismic Data Analysis. Hazard Assessment and Risk Mitigation 2019, në Potsdam Germany, Qendra Gjermane Kërkimore për Gjeoshkencat.

Internship pranë Institutit Norvegjez të Gjeoteknikës në kuadër të projektit Geoloab Horizon 2020.

 

Që prej vitit 2013 Z. Gjuzi ështe pjesë e Institutit të Gjeoshkencave si ndihmës kërkues shkencor pranë Departamentit të Sizmologjisë. Detyrat që ka kryer gjatë kësaj periudhe janë të lidhura ngushtë me monitorimin e aktivitetit sizmik në territorin e Shqipërisë dhe rarjonit për rreth, informimin e autoriteteve kombëtare përgjegjëse për emergjencat civile, si dhe informimin publik.

 

 

 

Fushat e interesit të Z. Gjuzi janë të fokusuara në kërkimin shkencor, procesin e mësimdhënies, rrjetin sizmologjik, analizimin e të dhënave sizmike dhe inxhinieri gjeoteknike ndaj tërmeteve.

 

Ing Gjuzi kryen kërkim shkencor mbështetës në analizimin e ngjarjeve sizmike duke aplikuar metodat e inversionit të tenzorëve të momentit, shpërndarje hapsinore dhe kohore apo edhe klasterimin. Gjithashtu përmirësimin e bazës së të dhënave dhe mirë funksionimin e qëndrës kombëtare të monitorimit të aktivitetit sizmik.