logo igeo

Dr.

Orjeta JAUPAJ

Faqja kryesore: www.geo.edu.al
Addresa:
Rruga “Don Bosko” nr. 60,
Tirane
Albania
Kodi Postar: 1024

Dr. Jaupaj ka studiuar për Biologji dhe Kimi në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Shkodrës (1992-1996). Ajo ka kryer Studimet Pasuniversitare në drejtimin “Ekologji e Ujërave” (2005-2007), dhe më pas Doktoraturën. në Drejtimin “Bioteknologji” (2010-2014) në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Znj. Jaupaj fillimisht ka punuar në Institutin e Kërkimeve Biologjike, Akademia e Shkencave dhe nga viti 2009 e në vazhdim është pjesë e Institutit të Gjeoshkencave ( ish-Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit). Ne këtë Institut Znj. Jaupaj ka qënë pjesë e Departamentit të Energjisë së Rinovueshme, më pas u transferua në Departamentin e Ekonomisë Ujore dhe Energjisë së Rinovueshme dhe së fundi në Departamentin e Hidrologjisë. Nga viti 2020 e në vazhdim Znj. Jaupaj është Shefe e Departamentit të Hidrologjisë në Institutin e Gjeoshkencave, Tiranë. Interesat e saj kërkimore janë të fokusuara në kërkimin shkencor dhe mësimdhënien në Universitetin Politeknik të Tiranës. Gjatë karrierës së saj kërkimore, ajo ka kontribuar në fushën e "Ekologjisë së Ujërave, me fokus të veçantë PhytoBenthos i lumenjve"; në fushën e "Energjisë së Rinovueshme, me fokus të veçantë BioEnergji" si dhe në fushën e "Paralajmërimit të Hershëm të Rreziqeve Natyrore, me fokus të veçantë Zjarret në Pyje" gjatë punës në IGEO. Në karrierën e saj pedagogjike ajo ka dhënë një kontribut të madh duke krijuar për herë të parë në Shqipëri lëndët si "Mbrojtja e Mjedisit" dhe "Teknologjia e Prodhimit të Energjisë nga Biomasa" dhe duke ligjëruar këto lëndë për disa vite në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në këtë Universitet.