Prof. Dr.
Petrit
ZORBA
Prof. Dr.
Prof.Dr. Petrit ZORBA, Meteorolog, Departamenti i Meteorologjisë, Instituti i Gjeoshkencave, i Universitetit Politeknik të Tiranës.
Lektor me kohë të pjesshme në Universitetin Politeknik të Tiranës (dega Inxhinier Mjedisi), Universiteti i Tiranës, Universiteti i Shkodrës, dhe Universitetit të Elbasanit për lëndën e Klimatologjisë në Departamentin e Gjeografisë dhe për lëndën e “Vlerësimit të Riskut”.
Pjesëmarrës në projekte të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, si p.sh Projekti i Bankës Botërore për Përmirësimin e Rrjetit Kombëtar të vrojtimeve Hidro-Meteorologjike, projekti GIZ lidhur me monitorimin e përmbytjeve dhe minimizimin e ndikimeve të fatkeqësive natyrore në zonat e lumit Buna dhe Drin, si dhe projektet që lidhen me modernizimin dhe zbatimin e teknologjisë së re në institut nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Pika lidhëse për projekte të ndryshme rajonale IPA. Përfaqësues i Shqipërisë në Komitetin Koordinues të Projektit për Sistemin e Udhëzimit për Përmbytjet e Shpejt të Evropës Juglindore. Në periudha të ndryshme kohore ka qenë edhe drejtues i Departamentit të Klimës dhe Mjedisit në IGEWE.
Ekspertiza kryesore në aplikimin dhe përdorimin e informacionit meteorologjik dhe klimatologjik në degë të ndryshme të ekonomisë, menaxhimit të riskut, energjisë së rinovueshme dhe agrometeorologjisë. Anëtar i organizatave ndërkombëtare si AMS, CMS, INSAM, WASWC, SMF, etj. Përfaqësues i Shqipërisë pranë komisionit WMO – CAgM në Gjenevë.
Botimet e fundit janë libri: “Klimatologjia – Tiranë, 2009 dhe “Dukurite e demshme atmosferike ne aviacion” (Rreziqet e Aviacionit) në vitin 2013, Tiranë. Gjithashtu, pjesëmarrës në konferenca, seminare të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, etj. Një kontribut i veçantë si bashkëorganizator për “EUMETSAT Information Day”, 18-19 Mars 2015 në Tiranë, Shqipëri. Gjatë viteve të fundit, 2017-2022 ka përgatitur dhe publikuar Buletinin Mujor të Klimës për Shqipërinë.