Buletini Mujor Klimatik përgaditet nga Departamenti i Meteorologjisë, me qëllim ofrimin e një informacion shkencor mbi situatën meteorologjike të çdo muaji. Vlerësime mbi ndryshimet klimatike dhe tendencën e tyre në Shqipëri. Buletini në vetvete përmban:
- Një vlerësim sinoptik dhe disa veçori kryesore nga pikëpamja meteorologjike që karakterizojnë muajin e analizuar.
- Te dhëna meteorologjike të kontrolluar, digjitalizuar, verifikuar e përpunuar sipas standardeve tekniko shkencore të OBM, referuar një sërë vendmatjeve të Sistemit Kombëtar të Monitorimit Meteorologjik, kryesisht për temperaturën e ajrit, reshjet atmosferike, etj; të pasqyruara në formë grafikësh, hartash, tabelash, etj.
- Krahasimi me vlerat e normës referuar periudhës 1961-1990 apo periudhave të tjera kohore, duke demostruar ecuritë e elementeve të ndryshëm klimatike, në këndvështrimin e ndryshimeve klimatike për Shqipërinë.
- Bazuar në informacionet dhe produktet shkencore të vlerësimit të klimës prej qendrave më të njohura profesionale shkencore në botë me të cilat institucioni ynë ka marrëdhëdhënie bashkëpunimi, do të jepen vlerësime për parashikim afatmesëm dhe afatgjatë të situatave të pritshme për muajt në vazhdim, që pasojnë datën e emetimit të çdo buletini.
- Rubrikat e fundit të këtij buletini kanë të bëjnë me pasqyrimin e informacioneve të ndryshme që kanë lidhje me arritje shkencore në fushën e meteorologjisë apo klimës në veçanti, jo vetëm në vendin tonë, ngjarje të veçanta si “Dita Ndërkombëtare e Meteorologjisë”, rezultate të punës kërkimore shkencore apo tematikave të ndryshme të realizuara nga studentë nën udhëheqjen shkencore të departamentit.
Tematika të caktuara shkencore me vlerë për vlerësimin e Klimës si pasuri kombëtare, si dhe në funksion të situatave të caktuara meteorologjike apo dukurive të evidentuara do të jenë pjesë përmbyllëse e këtij buletini, të gërshetuara me konsiderata mbi efektivitetin që do të kishte përdorimi i informacionit meteorologjik dhe klimatik për të patur një zhvillim të qëndrueshëm e progresiv të ekonomisë së vendit tonë për të siguruar një mirëqenie më të mirë për popullin apo minimizuar pasojat nga dukuritë ekstreme të motit.
Bazuar në eksperiencën profesionale dhe në përvojën e gjatë në fushën e meteorologjisë dhe klimës mendojmë se ky buletin do ti vijë në ndihmë shumë përdoruesve të fushave të ndryshme të ekonomisë, studiuesve, vendimmarrjes në nivele të ndryshme, studentëve e po ashtu medias dhe informimit të publikut në tërësi, për të ditur mbi baza shkencore se çfarë po ndodh me klimën në Shqipëri dhe si pritet ajo në muajt apo vitet e ardhshme.
Bordi editorial i “Buletinit Mujor Klimatik”
Bordi përbëhet nga një grup studiuesish të vendit ose të huaj të kategorisë profesor ose kanë minimalisht gradën shkencore doctor (“PHD”), të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin për çdo publikim apo artikull shkencor të përfshirë në të, në rastet kur ka të tillë; analizojnë, gjykojnë, vlerësojnë dhe miratojnë për publikim final buletin e radhës.
Bordi përbëhet nga:
-
Prof.Dr. Petrit ZORBA – Chief Editor & Member of the Department of Meteorology, PUT – IGEO, Tirana, Albania.
-
Akad. Neki FRASHËRI - Chairman of the Section of Natural Technical Sciences, Academy of Sciences, Tirana, Albania.
-
Ph.D. Çezar KONGOLI - Earth System Science Interdisciplinary Center (ESSIC), University of Maryland College Park & Visiting Scientist, National Oceanic and Atmospheric Administration (NOAA), Maryland, USA.
-
Dr. Azem BARDHI – Head of the Department of Meteorology, PUT – IGEO, Tirana, Albania.
-
Dr. Parid ALIMHILLAJ – Air traffic management agency of Albania & associated lecture at Polytechnic University of Tirana (PUT), Albania.
Anëtaret e bordit herë pas here, por jo më pak se çdo 6 muaj, rinovohen me anëtarë të rinj kur shihet e arësyeshme, të cilët mbulojnë fusha që kanë lidhje me natyrën e buletinit dhe natyrisht kanë gadishmërinë për të kontribuar.
Bordi miratohet nga drejtori i IGEO - Prof. Ylber MUCEKU.
External Reviewers: përgjithësisht janë përzgjedhur personalitete të vendit (jashtë institucionit) ose të huaj që kanë një eksperiencë pune në fushën shkencore që mbulohet nga buletini, të cilët natyrisht janë sugjerohen nga ekspertë të fushës.
-
Dr. Peter Romanov, Research Scientist, NOAA-CREST City University of New York at NOAA/NESDIS Office of Satellite Applications and Research (STAR), USA.
-
Ph.D. Sante Laviola, - National Research Council of Italy (CNR), Institute of Atmospheric Sciences and Climate (ISAC), Bologna, Italy.
-
English Supervisor: Ing. Elsuida HOXHA, PhD Student, Grove School of Engineering, CCNY, NY, USA.
Frekuenca e publikimit – Ky buletin botohet çdo muaj.
Viti i fillimit: Ky buletin ka filluar të botohet që nga viti 2017.
ISSN. – Ky buletin është pajisur me kodin ISSN 2521-831X nga zyra përkatëse në Paris në vitin 2017.
Linku ku ndodhet i publikuar buletini eshte si vijon:
Web site:
https://www.geo.edu.al/Services/Department_of_Meteorology/Monthly_Climatic_Bulletin/
Ky buletin ndodhet i publikuar dhe në faqen e Organizatës Botërore të Meteorologjisë (OBM) në adresën:
https://rcccm.dwd.de/DWD-RCCCM/EN/products/reports/monthlyreports_national.html?nn=500112
si dhe në adresën e Universitetit Politeknik Tiranë: https://www.upt.al/botime
Regjistrimi i “Buletinit Mujor Klimatik” në sisteme të ndryshme ndërkombëtare që funksionojnë dhe janë të vlefshme në Internet është bërë duke proceduar në sa vijon:
-
Në Drejtorinë e Revistave Shkencore me Akses të Hapur (DOAJ) (Directory of Open Acess Jurnal) https://doaj.org/
-
Në Sistemin Ndërkombëtar të Indeksimit (Scientific Indexing Services) http://sindexs.org/
-
Ne web site e J-Gate që është një database & gateway për të aksesuar 56 Million revista shkencore artikuj. https://jgateplus.com/
Buletini Mujor Klimatik – në vetë vete është një punë shkencore që bazohet në përpunimin dhe analizën periodike të të dhënave autentike të përftuara nga Sistemi Kombëtar i Monitorimit Meteorologjik të Shqipërisë. Ky sistem mundëson monitorimin meteorologjik të vendit nëpërmjet një sërë vendmatjesh meteorologjike, të cilat janë ngritur, funksionojnë dhe zbatojnë të gjitha normat tekniko shkencore të OBM. Gjithashtu ato herë pas here kontrollohen dhe çertifikohen nëpërmjet kontrolleve rutinë si dhe kalibrohen duke përdorur pajisjet përkatëse të fushës profesionale si ato të tipit Vaisala model PTB33OTS . Kjo analizë shkencore çdo muaj nxjerr në pah jo vetëm veçoritë e motit të muajit, por analizohen më tej dhe nxirren përfundime në lidhje me shmangiet apo ndryshimet krahasuar me vlerat e normës klimatike, tendencat që paraqesin elementë të caktuar meteorologjikë, etj. Produktet përfundimtare përcillen në formë tabelash, grafikësh dhe hartash duke përdorur teknika dhe metodologji bashkëkohore si dhe Sistemeve të Informacionit Gjeografik (GIS). Gjithashtu shfrytëzimi i burimeve profesionale nga qendrat ndërkombëtare të fushës së meteorologjisë, apo ato satelitore mundëson një kontroll të dyfishtë dhe një nivel më të lartë besueshmerie në vlerësimet përfundimtare dhe analizën shkencore që i bëhet ecurisë së motit muaj pas muaji dhe klimës në tërësi, jo vetëm në territorin e vendit tonë por dhe më gjërë. Duke qenë se ky publikim ka një përdorim të gjërë dhe natyrë praktike përdoruesit e tij kanë krahas informacionit bazë për reshjet atmosferike dhe temperaturat e ajrit kanë dhe disa rubrika të dedikuara për agrometeorologjinë, për potencialin e energjive të rinovueshme rrezatim diellor, erë, biomasën, për dukuritë ekstreme të motit, etj.
Artikujt Shkencorë.
-
Herë pas here pranohen për publikim në « Buletinin Mujor Klimatik » artikuj shkencorë të realizuar nga studiues të vendit ose të huaj si dhe natyrisht të kolegëve të Departamentit të Meteorologjisë ose vetë IGEO dhe UPT, të cilët trajtojnë problematika që kanë lidhje me atë çka synon të përcjellë ky buletin tek përdoruesit. Padyshim këto artikuj duhet të lidhen me fushën e meteorologjisë, klimës, energjive të rinovueshme, dukuritë ekstreme të motit, apo aplikimin e njohurive meteorologjike në sektorë të ndryshëm të ekonomisë së vendit si bujqësia (agrometeorologjia), ndërtim, energjitikë, transporti ajror, rrugor e detar, mbrojtje civile, siguri kombëtare, turizem, media, etj.
-
Artikujt duhet të jenë ose në gjuhën shqipe ose në gjuhën angleze dhe shoqëruar patjeter me një abstrakt në të dyja gjuhët në fjalë. Abstraktet duhet të jenë jo më shumë se 150 deri 300 fjalë.
-
Artikujt duhet të jenë shkruar në format A4 në Word dhe me shkrim « Times New Roman » 12, ku të respektohet një strukturë që të përfshijë përveç abstrakteve, hyrjen, metodologjinë, trajtimin e problemit, përfundimet dhe literaturën e përdorur. Artikujt është e preferueshme të jenë 4 deri në 6 faqe.
-
Artikujt duhet të kenë së paku një autor me tituj e grada shkencore. Kur janë artikuj me bashkëautore jashtë institucionit është e sugjerueshme të ruhet një raport jo më i lartë se 2/3 midis atyre të brendëshëm me ata jashtë institucionit.
-
Artikujt shkencorë duhet të dërgohen për publikim 4 deri 6 javë përpara publikimit të numrit të radhës të buletinit përkatës.
-
Përgjithësisht në parim duhet thënë se kriteret për artikujt shkencore sugjerohen dhe aplikohen ato që përdoren dhe në publikimet e ngjashme të Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë.
Plagjatura. – Të gjithë pjesëmarrësit në realizimin e këtij buletini bëjnë përpjekjet maksimale, që kur citohen autorë apo përdoren të dhëna të tjera, të shënohen burimet e informacionit, kur ato përdoren për ilustrim në këtë buletin. Kryesisht ato përdoren si një element i dytë konfirmues nëpërmjet citimit të tyre, vendosjes së logos, apo emërtimit të shkurtuar të institucionit përkatës, qoftë në figura apo në tekstin shoqërues në figura, tabela, harta, etj. Gjithashtu bordi editorial është shumë i vëmëndshëm për të kontrolluar dhe mos lejuar plagjatura. Gjithësesi duke qenë se ky produkt bazohet në të dhëna autentike që vinë nga SKMM i vëndit tonë dhe nuk janë përdorur më parë nga të tjerë e zvogëlon në minimum mundësinë që të ketë plagjatura.
Duke qenë se ky është një produkt në formë elektronike “PDF format”, grupi i punës gjithësesi kur shikon apo me marrë informacione apo sugjerime të caktuara në se ka nevojë për korrektime gjuhësore, plotësime apo korigjime të tjera që mund të kenë kaluar, herë pas here bën një update të versionit final të publikuar on line.
Gjithashtu, nëpërmjet sistemeve të vlefshme në Internet bëhen periodikisht testime për të verifikuar mundësi plagjaturash.