SHËRBIMET SIZMOLOGJIKE TË DEPARTAMENTIT TË SIZMOLOGJISË
Instituti i Gjeoshkencave, Universiteti Politeknik i Tiranës
Departamenti i Sizmologjisë (DS) ofron një paketë të gjerë shërbimesh në fushën e sizmologjisë instrumentale dhe të aplikuar, të orientuara drejt kërkimit shkencor, mbështetjes institucionale dhe bashkëpunimit me palë të treta.
Shërbime për bashkëpunim dhe marrëdhënie shkencore ndërinstitucionale
Buletini Sizmologjik i ASN përbën produktin kryesor të procesit të monitorimit të tërmeteve në Shqipëri, dhe shërben si rekordi zyrtar i sizmicitetit lokal dhe rajonal të vendit.
Ai përgatitet nga DS, në kuadër të Qendrës Kombëtare për Monitorimin Sizmik (QKMAS), dhe përfaqëson burimin më autoritativ të të dhënave sizmike për Shqipërinë.
Që nga korriku 2009, buletini është indeksuar me ISSN: 2664-410X.
Të dhënat përfshijnë tërmete nga viti 1974, me rishikim dhe rilokalizim profesional kur të dhënat ose modelet përmirësohen.
Akses:
- [Shkarko PDF të fundit]
- [Akses Buletinet e mëparshëm (abonim)]
Përpunimi i ngjarjeve sipas magnitudës:
- M < 2.0 → Regjistrim automatik; rishikim për raste të veçanta
- M 2.0–3.0 → Rishikim rutinë; përparësi nëse ka raportime të tjera
- M ≥ 3.0 → Rishikim dhe rilokalizim i plotë; prioritizim për publikim
Prioritet gjeografik:
- Rajoni 38°–43°N, 18.5°–21.5°E ka përparësi të lartë
- Jashtë kësaj zone → rishikim vetëm për raste të rëndësishme ose nga rrjete partnere
Shërbimi i Tensorit të Momentit (MT) është një komponent kyç i analizës së burimit sizmik dhe ofron përllogaritjen automatike të parametrave të burimit tërmetor në kohë reale. Mbështetet në të dhënat e ASN dhe rrjeteve rajonale.
Publikimi:
- Zgjidhjet MT publikohen brenda minutave në [IGJEO Website]
Metodologjia:
- Platforma GISOLA (SeisComP + ISOLA)
- Modelim i fushës valore
- Dekonvolucion iterative
- Funksione Green (Axitra, Cotton & Coutant 1997)
Zbatim lokal:
- Dr. Edmond Dushi & Dr. Besian Rama (2022)
- Menaxhim teknik: Dr. Rama
- Kontroll final: Dr. Dushi
Bashkëpunim ndërkombëtar:
- EMSC
- ISC
Databaza tërmetesh historikë dhe instrumentalë, të përditësuara për përdorim kërkimor dhe për vlerësimin e rrezikut sizmik.
- Pjesëmarrje në AlbaCa, ANTICS, AdriaArray, EPOS, etj.
- Vendosje e rrjeteve të përkohshme me partnerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë
Shërbime për Mbrojtjen Civile dhe bashkëpunim ndërinstitucional shtetëror
- Monitorim 24/7 përmes ASN
- Përllogaritje automatike: parametra, mekanizëm vatror, ShakeMap
- Gjenerim në kohë reale i hartave të intensitetit të lëkundjeve:
- PGA (Peak Ground Acceleration)
- SA (Spectral Acceleration)
- Intensitet në ballë (shkalla MM)
- Rezultate nga analiza e të dhënave akselerometrike për aplikime inxhinierike
- PSHA (Probabilistic Seismic Hazard Analysis)
- Spektra të uniformizuara
- Harta rreziku
Shërbime për palë të treta dhe sektorin privat
- Mikrozonim
- Monitorim thyerjesh aktive
- Sizmicitet i induktuar (diga, injeksione, shpërthime)
- Vendosje stacionesh të përkohshme
- Raporte për ndërtim, planifikim urban dhe impakt mjedisor
- Të dhëna valuese dhe parametrike
- Për përdorim kërkimor apo inxhinierik