Simpoziumi i Parë Ndërkombëtar Shkencor ''GJEOSHKENCAT, ARRITJET DHE SFIDAT PËR TË ARDHMEN''
Në kuadër të 70-Vjetor-it te themelimit te Universitetit Politeknik te Tiranes, Instituti i Gjeoshkencave, organizoi Simpoziumin e Parë Ndërkombëtar Shkencor "GJEOSHKENCAT, ARRITJET DHE SFIDAT PËR TË ARDHMEN", me pjesëmarrjen e Drejtorit Prof. Dr. Ylber Muceku, rektorit Prof. Dr. Andrea Maliqari, zv.Ministrit te Infrastrukturës dhe Energjisë z. Ilir Bejtja, stafit akademik nga Universiteti Politeknik, përfaqësuesve te institucioneve te ndryshme partnere tonat, studentët, ekspertëve të fushave përkatëse, pjesëmarrës nga institucione publike dhe private, etj.
Falenderojme: GIZ, Qeverine Gjermane (German Cooperation) dhe Kompanine EUROSIG-INSIG me mbeshtetjen e të cilëve u be i mundur organizimi i ketij Simpoziumi.
Simpoziumi u zhvillua ne ambientet e Hotel Mondial, në datën 25 nëntor 2021 dhe ishte i ndarë ne dy sesione:
Sesioni i Pare: Gjeologjia dhe Sizmologjia
Sesioni i Dyte: Hidrologjia dhe Meteorologjia