Prof. Dr.
Rrapo
ORMENI
contacttext
Prof. Dr.
Prof. Ormeni ka studiuar për fizikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës (1974-1979) në Universitetin e Tiranës. Grada shkencore: Doktor i shkencave në Gjeofizikë (2007) në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave, Universiteti Politeknik i Tiranës.
Në vitin 2011 dhe në vitin 2016 ka marrë përkatësisht titujt Profesor i Asociuar dhe Profesor në Universitetin Politeknik të Tiranës.
Në vitin 2021 ka marrë titullin Akademik i Asociuar në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.
Ka botuar mbi njëqind artikuj shkencorë, Libër dhe Monografi. Ai ka udhëhequr studiues të rinj në tezat e doktoraturës dhe ka qenë i përfshirë në disa projekte dhe komitete shkencore.
Interesat kërkimore janë të fokusuara në kërkimin shkencor dhe mësimdhënien në Universitetin Politeknik të Tiranës.
Prof. Ormeni kryen kërkime shkencore kryesisht në fushën e Sizmologjisë: Analiza e të dhënave sizmike, analiza e sizmicitetit në hapësirë dhe kohë, zonat e burimeve sizmike, sizmotektonika, tomografia sizmike, struktura e ndërtimit të kores së tokës, energjia sizmike dhe gjeotermale dhe rrëziku nga tërmetet.