Departamenti i Meteorologjisë
Departamenti i Meteorologjisë ka për mision monitorimin dhe studimin e pasurive klimatike të Shqipërisë, për një shfrytëzim sa më racional e më kompleks të tyre, duke ruajtur vlerat ekologjike. Ky departament, merret edhe me studimin e cilësisë ajrit dhe ujit në Shqipëri.
Në Departamentin e Klimës dhe Mjedisit përfshihen 3 grupe kërkimore:
a. Grupi kërkimor i studimeve klimatike kryen studime përgjithësuese në rang zonash të veçanta apo në shkallë Republike për veçoritë klimatike, agroklimatike si dhe për ndryshimet e klimës gjatë ciklit shumëvjecar në vendin tonë. Studion e vlerëson potencialin energjitik të elementëve rrezatim, erë, për territorin e Republikës, me qëllim shfrytëzimi, të këtyre burimeve energjitike natyrore.
b. Grupi kërkimor i meteorologjisë operacionale ka për mision grumbullimin, verifikimin, azhornimin, dixhitalizimin dhe arkivimin e vrojtimeve meteorologjike dhe agrometeorologjike (ku përfshihen dhe ato fenologjike) në përputhje me normat e OBM. Jep informacione për institucionet qendrore si Emergjencat Civile, për situata të jashtëzakonshme të krijuara nga dukuritë ekstreme të elementëve të ndryshëm meteorologjikë.
c. Grupi kërkimor i vlerësimit mjedisor ka për detyrë monitorimin dhe studimin në rang territori shkallën e ndotjes së atmosferës dhe ujërave, në varësi të kushteve hidrometeorologjike. Monitoron dhe vlerëson cilësinë e ajrit dhe të ujërave natyrorë të Shqipërisë. Realizon vrojtime dhe studime komplekse që lidhen me cilësinë e ujërave dhe ndotjet e tyre.
Buletini Mujor Klimatik
Postera
First Meteorological Observations in Albanian Area
First Meteorological Observations in Albanian Area