Projekti BalkanGEONet
Toward Inclusion of Balkan Countries into GEO and GEOSS initiatives
Përfshirja e të gjitha vendeve të Ballkanit në GEO (Grup on Earth Observations) dhe kontributi i tyre per GEOSS (Global Earth Observation System of Systems) është i një rëndësie të madhe, pasi vetëm një kornizë gjithëpërfshirëse e EO (Earth Obsevations) mund të çojë në kuptim më të mirë dhe me inteligjent per shfrytëzimin e burimeve mjedisore, rritjen e cilësisë së jetës dhe ne nje zhvillim me te shpejtë ekonomik.Rëndësia dhe përfitimet nga pjesëmarrja në iniciativat globale te EO tashmë janë njohur nga disa vende të Ballkanit. Megjithatë, një numër i madh i vendeve të Ballkanit nuk janë ende anëtarë të GEO.
Ky projekt synon të identifikojë ofruesit dhe perdoruesit e te dhenave EO ekzistuese në rajonin e gjerë të Ballkanit, për të përcaktuar statusin e tyre, potencialet dhe nevojat, dhe për të kordinuar lojtarët e EO, duke krijuar subfaqet e duhura dhe rrjetet ndermjet tyre. Synohet te realizohet një analizë e gjerë e boshllëqeve dhe dhe aktiviteteve shtese te EO per te permbushur nevojat e perdoruesve me theks te vecante per vendet e Ballkanit. Konsorciumi eshte ndertuar me kujdes duke perfshire aktore nga siguruesit e te dhenave EO dhe komunitetet perdoruese nga te gjithe vendet e Ballkanit. Ne te njejten kohe ne projekt jane perfshire edhe pjesmarres nga vendet e BE-së per te mundesuar identifikimin e mekanizmave te zhvillimit dhe koordinimit te iniciativave te ndertimit te kapaciteteve ne rajon dhe per te mundesuar qe produktet e projektit te jene ne perputhje me sistemin e infiormacionit mjedisor te perbashket dhe me infrastrukturen per informim hapsinor ne Europe.
Website:http://www.balkangeo.net/