NJOFTIM PER SHTYP 24/11/2021

Në kuadër të 70-Vjetor-it te themelimit te Universitetit Politeknik te Tiranes, Instituti i Gjeoshkencave, Universiteti Politeknik i Tiranës organizon Simpoziumin e Parë Ndërkombëtar Shkencor "GJEOSHKENCAT, ARRITJET DHE SFIDAT PËR TË ARDHMEN", me pjesëmarrjen e Drejtorit Prof. Dr. Ylber Muceku, rektorit Prof. Dr. Andrea Maliqari, zv.Ministrit te Infrastrukturës dhe Energjisë z. Ilir Bejtja, Drejtorit te Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, stafit akademik nga Universiteti Politeknik, përfaqësuesve te institucioneve te ndryshme partnere tonat, pedagoget, studentët, ekspertëve të fushave përkatëse, pjesëmarrës nga institucione publike dhe private, etj.

Simpoziumi mbahet në një ditë, në datën 25 nëntor 2021, ne orën 09:30 në hotel Mondial, dhe është i ndarë ne dy sesione:

Sesioni i Pare: Gjeologjia dhe Sizmologjia

Sesioni i Dyte: Hidrologjia dhe Meteorologjia

Tematikat kryesore te cilat do te diskutohen janë si me poshtë:

Tërmeti i 26 Nëntor, me magnitude 6.4 në Durrës: nga lëvizjet e forta deri te efektet e vendit. Mësimet e nxjerra.

Vlerësimi Probabilistit i Rrezikut Sizmik të Shqipërisë.

Rrjeti sizmik shqiptar, përmirësime aktuale dhe zhvillime në të ardhmen.

Disa vlerësime për klimën e Shqipërisë në vitet e fundit dhe ndikimet e saj në degë të ndryshme të ekonomisë.

Modelimi 2D hidrodinamik i liqenit të Shkodrës dhe pellgut të poshtëm të lumit Drin-Buna.

Parashikimi i përmbytjeve me të dhëna në kohë reale modelimi hidrologjik në qendrën kombëtare të parashikimit dhe monitorimit të rreziqeve natyrore.

Zbatimi i modelimit hidrologjik për parashikimin e përmbytjeve në ujëmbledhësin e Drinit dhe Bunës.

Analiza e situatës së reshjeve për periudhën janar-qershor 2020-2021.

 

free counter

Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore


Qendra Kombëtare e monitorimit të aktivitetit sizmik

Monitorimi në kohë reale 24/24

Buletini Sizmologjik Mujor

Publikim periodik i parametrave valore, parametrave vatrore dhe madhësisë së tërmeteve...