NJOFTIM PER SHTYP 22/04/2022

Raport mbi aktivitetin sizmik Mostar, Bosnje Hercegovine 22/04/2022

Në orët e vona të darkës së mbrëmshme më 22 Prill 2022, ora 23:07, Qendra Kombëtare e Monitorimit Sizmik ka detektuar një ngjarje sizmike me magnitudë Ml = 6.0 dhe thellësi të fiksuar në 10 km në afërsi të qytetit Mostar në Republikën e Bosnje Hercegovinës. Ngjarja është ndjerë dhe në një pjesë të konsiderueshme të territorit tonë. Kjo ngjarje është detektuar nga të gjitha stacionet tona që kanë qenë në gatishmëri të plotë. Ngjarja është pasuar nga 34 pasgoditje të detektuara nga rrjeti ynë me magnituda nga 1.5 < Ml <4.1 dhe thellësi nga 0.1 km në 23.6 km.

QKMS është në gatishmëri të plotë për të monitoruar aktivitetin në këtë zonë dhe në rajonet përreth.

   Raport mbi aktivitetin sizmik Mostar, Bosnje Hercegovine 22/04/2022
free counter

Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore


Qendra Kombëtare e monitorimit të aktivitetit sizmik

Monitorimi në kohë reale 24/24

Buletini Sizmologjik Mujor

Publikim periodik i parametrave valore, parametrave vatrore dhe madhësisë së tërmeteve...